13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 videoklipe

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj po vjen me një album të ri muzikor, i cili do të publikohet më 2 maj të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga vet ai përmes një postimi në Instagram, duke thënë se albumi përbëhet nga 8 këngë dhe 8 videoklipe.

“Ndoshta duhen shumë fjalë për të përshkruar e ndarë me ju ndjesinë që kam për këtë album! Por, për të qenë më i përmbledhur, mund t’ju them se, nëse vërtetë keni “besim artistik” tek unë, atëherë ju siguroj se ky është një nga projektet më të bukura dhe autentike që kam sjellë tek ju deri më sot”, tha ai.

“Janë 8 këngë, 8 videoklipe, 8 ngjyra të ndryshme por që bashkë formojnë “Një Ylber” të vetëm! Nuk e ndaj dot se cila është më e veçantë apo më tërheqëse, i dua të gjitha njësoj dhe, tek unë, secila prej tyre ka një impakt të jashtëzakonshëm”, theksoi Skenderaj.

Ai tha se ato këngë janë shkruar dhe realizuar në periudhën më të ngarkuar, fizikisht dhe emocionalisht, të karrierës së tij.

“Kam dalë në përfundimin se energjia dhe dashuria që me kanë trasmetuar njerëzit gjatë tour-it “MOTIV” më ka frymëzuar këtë herë të jem sërish si dikur, totalisht vetvetja, i pandikuar, duke u kthyer tek ndjesitë dhe instinktet e mia”, shtoi më tej.

“Patjetër që, për të realizuar këtë projekt fantastik, më është dashur të bashkëpunoj me njerëz e artistë të mrekullueshëm, me të cilët do t’ju njoh dita-ditës. Bëhuni gati të frymëzoheni, të ringjallni kujtime të humbura dhe, mbi të gjitha, të ridashuroheni jo vetëm me dikë, por me veten, me botën, me jetën”, ka shkruar Albani.

Më Shumë

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit