35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ronaldinho: Nëse e fishkëlleni Messin, kë do ta duartrokitni – më tregoni?

Legjenda braziliane beson se më i miri i botës, siç e quan ai Lionel Messin, do t’i rikthehet formës së shpejti.

Ronaldinho u shpreh i brengosur se si tifozët e Paris Saint-Germain po e vërshëllenin Lionel Messin.

Legjenda braziliane, i cili ka kaluar kohë në Parkun e Princave para se t’i bashkohej Barcelonës dhe ta ndihmonte Messin të depërtonte më shpejt, tha:

“Nëse e fishkëlleni lojtarin më të mirë në botë, nuk e di se kë mund ta duartrokitni. Më tregoni?”

Fituesi i shtatë herë topit të artë po e ka problem ambientimin në Paris dhe ka mbetur jashtë objektivave pasi u largua nga Katalonia.

34-vjeçari i ka shënuar vetëm shtatë gola për skuadrën parisiene në të gjitha garat, dhe nuk mundi ta ndihmojë skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve, pas pritjes së gjatë të këtyre të fundit për të arritur diçka të madhe. Pas humbjes në 1/8 e finales nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve, tifozët filluan ta vërshëllenin.

Ronaldinho nuk pajtohet me fishkëllimat e tifozëve të ish-klubit të tij për ish-bashkëlojtarin e tij.

Ronaldinho, i cili i kaloi dy vjet në Parkun e Princave para se t’i bashkohej Braçës në vitin 2003, ka folur për ‘AS’ për vështirësitë që po kalon Messi në Paris Saint-Germain.

“Ai e ka problem vetëm ambientimin, por vazhdimi besoj do të jetë i mirë për të. Është diçka normale dhe ai ka nevojë për kohë.”

“Unë seriozisht nuk i kuptoj tifozët. Nëse po e vërshëlleni më të mirin, nuk ka kuptim më asgjë. Nuk mund ta kapërdij këtë.”/Gazeta Nacional/

Më Shumë

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Lajmet e Fundit