Ronaldo po i zhvendosë veturat nga Torino, sinjal për largim nga Juve

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po i zhvendos veturat e tij luksoze nga garazhi i shtëpisë në Torino, duke shtuar spekulimet se në fund të këtij edicioni do të largohet nga skuadra e Juventusit.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën, se portugezi të dielën ka nisur largimin e veturave nëpërmjet kompanisë së njohur “Rodo Cargo” me bazë në Lisbonë. Në videon e publikuar nga “Per Sempre Calcio” shihet njerëzit duke ngarkuar veturat luksoze në Ronalos nëpër kamionë për t’i bartur diku tjetër.

Pikërisht, vendosja e veturave të Ronaldos në vitin 2018 në Torino ishte shenjë e transferimit të portugezit te Juventusi. 36-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm dhe këtë edicion ka shënuar 36 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat.

 

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit