Ronaldo s’dëshiron të luajë në Ligën e Evropës, e kërkon largimin nga Juventusi

Cristiano Ronaldo do të bëjë përpjekje për t’u larguar nga Juventusi në verë, nëse gjiganti italian dështon ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Superylli portugez Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane për klube – prandaj do të largohet nga Juve, nëse ajo luan në këtë garë sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo do ta vlerësojë kalimin në Paris Saint-Germain apo Manchester United në verë, nëse Juventusi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Juve është në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe mund të dështojë të kualifikohet në këtë garë për shkak të rezultateve të dobëta.

 

Gazeta torineze, e afërt me klubin, Tuttosport, raporton se Ronaldo do t’i dëgjojë ofertat nga PSG-ja dhe Unitedi për t’u siguruar se do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit