2.8 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

E rrahin me shkop druri në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren

rrahje 34Dje pasdite, në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren, një qytetar është rrahur nga dy të dyshuar. Viktima fillimisht është sulmuar me grushte e më pas edhe me një shkop druri.

Pas trajtimit mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal, mjeku konstaton se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia e Prizrenit ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe tanimë po mbahet nën masën e arrestit policor, ndërsa janë intensifikuar përpjekjet edhe për arrestime tjera lidhur me këtë rast.

Më Shumë

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Akreditim 5-vjeçar për Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në...

Lajmet e Fundit