Rrahje masive në Prizren

Gjashtë persona janë përfshirë në rrahje në Prizren. Fillimisht i dyshuari kryesor bashkë me tre shokë të tij, e sulmuan fizikisht viktimën 31-vjeçar, të cilit i shkuan deri te vendi i punës për shkak të një problemi të mëhershëm, që kishin pasur mes vete.

Sinjali mëson se derisa të dyshuarit po ushtronin dhunë ndaj të riut, atij i dolën në ndihmë dy familjarë të tij, që u përfshinë në përleshje dhe për pasojë u futën në telashe edhe ata.

Posa rasti është denoncuar në Polici, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, bashkë me Autoambulancën, me ç’rast viktima mori trajtimin mjekësor, ndërkohë katër prej të dyshuarve u dorëzuan në stacion policor.

Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë, të afërt me viktimën janë shpallur në kërkim nga Policia dhe akoma nuk është lokalizuar vendndodhja e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit kryesorë, i cili edhe në stacion tentoi ta sulmojë sërish viktimën. I njëjti do të hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit