Rrahje në Sarajevë, kalimtarët tentojnë të ndajnë burrin e gruan – sulmuesi vazhdimisht e godiste dhe tërhiqte zvarrë viktimën

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stup të Sarajevës, ka ndodhur një incident që është filmuar nga kalimtarë rasti dhe banorë të asaj lagje – fjala është për dhunë fizike mbi një grua.

Rreth orës 10 të mëngjesit banorët e kompleksit Tibra ishin dëshmitarë të një ngjarje të tmerrshme, ku dëgjoheshin britma dhe thirrje për ndihmë nga rruga, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihet në videon e publikuara më poshtë, një burrë godet dhe tërheq zvarrë një grua e cila vazhdimisht bërtiste.

Vërehet qartë që ajo mundohej të çlirohej nga ai – derisa sulmuesi e mbante për dore dhe assesi nuk pranonte ta lëshonte.

Madje aty u përfshi një kalimtar rasti i cili arriti t’i ndajë, e dikush në prapavijë dëgjohej duke bërtitur “policia”.

Zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Bosnjës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, megjithatë qendra operative pretendon se nuk ka informacione.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit