11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vazhdon gjykimi në rastin lidhur me vdekjen e policit nga shpërthimi i eksplozivit në Zhur të Prizrenit

Pranë, Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Krimeve të Rënda ka vazhduar shqyrtimi kryesor ndaj Iran Badallajt dhe Arben Gashit , lidhur me rastin e shpërthimit të eksplozivit në Zhur të Prizrenit, ku kishte mbetur i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, raporton Drejtësia Sot.

Badallaj dhe Gashi po akuzohen se kanë kryer veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitares Hidajete Badalli. Në deklarimin e saj, Badalli tha se avokati Esat Gutaj i kishte thënë “Lutju Iranit që të pranojë fajin dhe sidoqoftë është shtëpia e tij”. Më pas ajo tha sene ditën kritike më datë 28 janar 2020, vëllai i saj Iran Badalli e kishte telefonuar tre herë, mirëpo nuk i kujtohet hera e fundit se sa ishte ora që e kishte telefonuar.

Po ashtu, dëshmitarja Badalli tha se avokatët Esat Gutaj dhe Nexhat Elshani më kishin ndalur duke me thënë se Irani është i pafajshëm mos u brengos, e në fakt sipas saj, ai po i bënte kurthe dhe se për këtë edhe ka ardhur puna deri këtu.

Tutje, dëshmitarja sqaroi personi i cili e din të vërtetën lidhur me ngjarjen e ditës kritike ishte Rahmin Badalli, ku sipas saj ka marrë informatë se i njëjti e ka dërguar Arben Gashin për të blerë mjetin shpërthyes tek Valbon Qollaku. Dëshmitarja tregon, Rahmin Badalli i kishte ardhë në shtëpi së bashku me një shok të tij dhe i kishte thënë se vëllau i juaj është i pafajshëm dhe se Arben Gashi mjetin shpërthyes e kishte për gurthyes në Shqipëri.

Ndër të tjera, Ramiu i kishte thënë motrës së të akuzuarit se eksplozivin nuk e ka kërkuar Irani por e kishte kërkuar Gashi. Krejt në fund, ajo tha se ai që e ka blerë eksplozivin e ka dërguar në shtëpi, e jo Iran Badalli.

Në fund, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Ajser Skenderi, vendosi që seanca e sotme të shtyhet dhe e njëjta do të vazhdoj me datë 18 shkurt 2021, me fillim nga ora 13:15.

Vlenë të përmendet se i akuzuari tjetër në këtët rast penal Valbon Qollaku, në seancën e shqyrtimit të dytë ka pranur fajësinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe është dënuar nga gjykata sipas ligjit. Sipas aktakuzës, të pandehurit Iran Badallaj dhe Arben Gashi akuzohen se në fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri Valbon Çollaku me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28 janar 2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj, zyrtarët policorë janë vënë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila është aktivizuar dhe nga shpërthimi ka mbetur i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë. Sipas prokurorisë, të njëjtit akuzohen se në shtëpinë e të pandehurit Iran Badallaj kanë poseduar kundërligjshëm eksplozivin e llojit “TNT” në peshë prej 809.1 gram dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ndezës me gjatësi 63 cm.

Ndërsa, i pandehuri tjetër Valbon Çollaku akuzohet se ka importuar, prodhuar ose shitur armë apo materiale plasëse me të cilat kishte prodhuar eksplozivin për të akuzuarit tjerë dhe të njëjtin ua kishte shitur atyre për 400 Euro, thuhet në njoftim e prokurorisë.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Lajmet e Fundit