Rrahman Jasharaj: Do të padisim secilin organ dhe institucion që bën presion mbi grevistët

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli kanë vizituar grevistët në shkollën fillore “Dardania”.

Kaptelli tha se ka ardhur në Kosovë që të vizitojë kolegët e tij kosovarë për të përkrahur kërkesat e tyre të cilat sipas janë shumë të arsyeshme.

Ai u kërkoi mësimdhënësve kosovarë të mos lëshojnë pe, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Jasharaj kërkoi nga kolegët e tij të mos dorëzohen edhe përkundër presioneve.

Ai tha së do të padisë secilin organ dhe institucion që synon të bëj presion mbi grevistët.

Kryesindikalisti ka ritheksuar edhe një herë se greva nuk do të ndalet pa u plotësuar kërkesa e tyre prej 30%.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit