7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Rrahmani: Ndihma e shtetit për librin vazhdon të bëhet keq

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, shkrimtari e botuesi Nazmi Rrahmani thotë se libri sot në Kosovë ka tirazh relativisht të vogël, prandaj edhe çmimi i librave del më i lartë.

Sipas tij, në këtë drejtim nga ana e shtetit nuk është bërë asgjë e veçantë, që libri të ketë më shumë lexues. Rrahmani thotë se Qeveria ka bërë lojë me taksën për TVSH-në për librin, duke e hequr dhe rivendosur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, sipas tij, as heqja e kësaj pengese nuk ka ndonjë ndikim të madh në çmimin e librave. Kjo ngase sipas tij, me taksa është e ngarkuar edhe shtypshkronja, sikurse edhe të gjitha materialet e përdorura për libër dhe punët rreth tij.

E pranon se nuk ka statistika për shkallën e leximit në Kosovë, por shpreh shqetësim se gjithnjë e më shumë libraritë po mbyllen dhe po transformohen në kafene. Mjetet që i ndan Ministria e Kulturës për librin i konsideron të pamjaftueshme, teksa pohon se Këshilli i Librit asnjëherë nuk bashkëpunon me Këshillin e Bibliotekave.

Madje, sipas tij, ky Këshill ka shkelur edhe rregullat në konkursin e fundit. Thotë se librat e autorëve kosovarë janë prezentë simbolikisht në Tiranë, shkaku i pengesave ligjore dhe kërkon që të ndërtohet infrastruktura përkatëse për “krijimin e lexuesve” .

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit