14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Rrahu gruan me grushte e shkelma, 1 muaj paraburgim për burrin nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndimi i lehtë trupor, nga neni 185 par. 3 nën par. 3.1. lidhur me par. 1 të Kodit Penal dhe shkelja e urdhrave mbrojtës, nga neni 25 par. 1 dhe 2 të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Ditën kritike, (01 mars) në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri F.B., të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, fillimisht e ofendon me fjalë, e më pas edhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, e kap për flokë dhe e godet me shkelëm në këmbë, me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore.

Po ashtu, nga provat dhe faktet e lartcekura rezulton se në datë të njëjtë, i pandehuri F.B., me qëllim e shkel në tërësi urdhrin për mbrojtje të lëshuar nga të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit urdhër të pandehurit është ndaluar që palën e mbrojtur, të dëmtuarën bashkëshorten e tij, që mos ta shqetësoj, ofendoj, përul, godas, kërcënoj dhe sulmoj fizikisht, mirëpo i pandehuri shkel urdhrin e tillë të përshkruar me veprimet si më lartë,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës – Luan Berisha kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 01.03.2021 deri me datën 01.04.2021.

Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, si dhe faktin se i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës, si dhe duke marrë parasysh rrethanat ku i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka keqtrajtuar në aspektin psikik të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, e ka fyer dhe e ka sulmuar fizikisht, pasi që në këtë rast dhe se ka edhe raste të tjera të mëparshme të dhunës në familje.

Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.

Më Shumë

Nis lufta për zgjedhjet lokale, LDK-ja akuzon Haskukën se i kanë mbetur rreth 20 milionë euro suficit

Nis lufta për zgjedhjet lokale, LDK-ja akuzon Haskukën se i kanë mbetur rreth 20 milionë euro suficit Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka dalë...

Totaj: Haskuka po i kërcënon partitë politike me largim të dhunshëm nga zyrat

Shaqur Totaj i PDK’së, ka shkruar se kryetari i Prizrenit, Mytahir Haskuka, po kërcënon partitë politike. Totaj ka akuzuar Haskuken se po kërcëno partitë politike...

Vdes një 48 vjeçar nga koronavirusi në Rahovec

Një 48-vjeçar nga Rahoveci ka vdekur nga koronavirusi ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Sipas këtij njoftimi brenda 24-orëve në...

DASHURI SI KULLA E BABILONIT

Ai vallëzonte lehtë këtë mbrëmje në krahët e një femre me hundë të shpuar, teksa fustani i saj edhe për meshkujt tjerë ishte tërheqës....

Emri i Miloshoviqit lakohet në Kuvendin e Prizrenit

Emri i ish-liderit serb, Slobodan Miloshoviq, është bërë pjesë e debatit në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kuvendarët e opozitës, vendimin e...

Prizren, nusja dyshohet se ka kanosur vjehrrën

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës së është kanosur nga reja e saj. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:10 në Prizren. Me vendim...

Shaqir Hoti – emblema e muzikës shqipe

Si meastro të muzikës e njohën të gjithë Bacën Shaqë. Ka pak muzikantë vendorë zhanresh të ndryshme që s’kanë bashkëpunuar me të. U bë...

Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit 89:82 (22:13, 23:22, 23:28, 21:19), në kuadër të xhiros së 28-të në FIVE STAR...

Efekti i mbylljes/ Shumë kosovarë ia mësyjnë Shqipërsë, kolona të gjata në Vërmicë

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së enjtës janë krijuar kolona të gjata të veturave. Shumë qytetarë të vendit në këtë fundjavë,...

Fotografi të rralla e të vjetra të Prizrenit që datojnë nga viti 1913

Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913 Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e...

Yllza Hoti zëvendëson Vjosa Osmanin në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar zëvendësimin e Vjosa Osmanit me Yllza Hotin e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës. Pas zgjedhjes...

Rrëzohet në vendin e tij të punës një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë

Një rast tjetër i lëndimit në punë është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kësaj radhe në Suharekë. Gazeta Sinjali mëson se një...

14 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 685 raste

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 685 raste. Këto rezultate kanë dalë nga 4.742 mostra...

Alarmante: 93 raste të reja me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse...

Rukiqi tregon se kur do t’iu dalin paratë punëtorëve që janë ndikuar nga masat e reja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, me të cilin janë dakorduar...

Kapet me marihuanë, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një qese plastike me 0.84 gram substance narkotike të...

Lajmet e Fundit