9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Rrapi 500-vjeçar i Prizrenit po merr pamje tjetër në stinën e pranverës

Rrapi i Prizrenit paraqet një realitet të bukur dhe të rrallë natyror. Pa dyshim njihet si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorativ dhe më karakteristik në Kosovë. Si i tillë ka rëndësi shkencore, kulturore, edukative dhe peizazhore, shkruan albinfo.ch.

Rrapi 500-vjeçar, për të cilin u thurën gojëdhëna të ndryshme, ndodhet në lagjen Marash. Bukuria dhe hija e këtij druri dhe freskia që ofron ai, sidomos në stinën e pranverës, ku merr gjallërinë e tij, jep pamje piktoreske dhe mahnitëse.

Rrapi i Marashit ndodhet në bregun e majtë të Lumëbardhit të Prizrenit. Si i tillë ai është pjesë përbërëse e Kompleksit të Mahallës së Marashit. Në lagjen “Marash” jo larg vendit ku sot gjendet rrapi dikur ishte një teqe.

Rrapi i Marashit mendohet se i përket shekujve XIV-XV dhe ai është bërë strehë për shumë lloje të shpendëve.

Rrapi | Old tree | Tahir Hoxha | Flickr

Lidhur me këtë rrap ekzistojnë shumë gojëdhëna, e të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë.

Gojëdhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme. Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959.  Supozohet se trungu ka një vjetërsi 500-vjeçare (sipas gojëdhënave mbi 500-vjeçare).

File:Rrapi Prizren7.jpg - Wikimedia Commons

Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m. Fletët i ka të gjata 13 – 14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjendet rrapi është 417 m. Me këto dimensione që ka ai paraqet një realitet të rrallë natyror. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve të temperaturës, posaçërisht atyre të ulëta, ky lloj tek ne gjendet vetëm si i kultivuar dhe është mjaft i rrallë. Njihet po ashtu si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorative dhe më karakteristike në Kosovë dhe ka rëndësi shkencore (botanike), kulturore, edukative e arsimore, historike, peizazhore, rekreative dhe ekonomike. /Albinfo.ch

File:Rrapi Prizren6.jpg - Wikimedia Commons

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit