20.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

FANTASTIKE/ Mjekët në Itali mbajnë mbi shpinë emrat dhe numrat e lojtarëve të preferuar (FOTO LAJM)

Ditë dhe natë për të luftuar kundër një armiku të padukshëm. Ditë dhe natë për të gjetur një dritë në fund të tunelit. Fati i kaq shumë mjekëve dhe infermierëve muajt e fundit është pikërisht ky . Pasi në sallë apo në korridore, ata janë aty për t’iu dhënë forcë personave të infektuar nga virusi famkeq, Covid-19.

Një krizë shëndetësore që ka gjunjëzuar Italinë, por edhe më gjerë.Të mendosh për ndonjë gjë tjetër, veçanërisht për ata që janë të përfshirë direkt në këtë situatë, sigurisht që nuk është e lehtë.

Por për të mos u ndier vetëm, disa prej mjekëve në Itali kanë vendosur që të mbajnë mbi shpinë emrat dhe numrat e lojtarëve të tyre të preferuar.

Të shkruara me një stilolaps të thjeshtë mbi veshjet e tyre fotot e mjekëve kanë emocionuar shumë njerëz në shtetin fqinj.

Më Shumë

Martesa me Kiarën një mashtrim i madh, publikohet dokumenti që vërteton se Luizi është beqar

Natën finale të BB VIP, Luizi dhe Kiara lidhën martesë në Bashkinë e Tiranës në prezencë të Erion Veliajt dhe duke shijuar muzikën e...

Newcastle kërkon dy yjet e Leicester

Anësori i Leicester City, Harvey Barnes është i etur për një lëvizje te Newcastle United nëse Magpies përpiqen fort për ta nënshkruar atë, sipas...

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit