Rrëfehet Fadil Muriqi:Nuk ishte lehtë të luash ndaj Partizanit të Beogradit

Legjenda e futbollit e gjeneratës së artë të KF Prishtina, Fadil Muriqi ka kujtuar një fotografi atraktive dhe interesante të viteve të 80-ta gjatë një ndeshje me Partizanin e Beogradit, në stadiumin e qytetit në Prishtinë.“Maradona i Kosovës” sic quhej ndryshe shihet në foto i rrethuar nga tre futbollist të skuadrës së madhe serbe, Radanovic, Klincarski dhe Katanec.
Partizani ishte kampion i shumëfishtë i Ish Jugosllavisë dhe një prej skuadrave nga e ashtuquajtura “katërshja e madhe”.

Muriqi për gazetarin sportiv Reshat Ibrahimi deklaroi se nuk ka qenë e lehtë të luash ndaj klubeve që ishin kampion të Ish Jugosllavisë, por i kanë mposhtur pasi kanë pasur ndihmë të madhe nga tifozët dhe vullnet për fitore.

Image
Ai shton se në mendjen e të gjithë lojtarëve ka qenë që mos t’i zhgënjejnë tifozët që vinin nga të gjitha trojet shqiptare.

“Mos ishte viti 1986, fituam 1-0. Nuk ka qenë lehtë të luash kundër skuadrave që kanë qenë kampion në Ish Jugosllavi, por vullneti për fitore ishte shumë i madh, ku në ndihmë kishim adhurusit tanë nga të gjitha anët, jo vetëm nga Kosova. Gjithmonë në mendje kishim që mos t’i zhgënjejmë, duhet të fitojmë, sepse ky popull ka ardhur për ne. Ky ishte mendimi i të gjithë kolegëve të mi”, kujton legjenda e futbollit e gjeneratës së artë të KF Prishtina, në vitet e 80-ta për gazetarin Reshat Ibrahimi.Sa i përket koronavirusit, Fadil Muriq thotë se nuk kanë probleme në Melbourne të Australisë, atje ku prej vitesh jeton dhe vepron.

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Lajmet e Fundit