8.2 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Rrëfime rrëqethëse nga Krusha e Madhe për familjarët e zhdukur

Familjarët: Institucionet nuk po bëjnë punë sa duhet për t’i gjetur vëllezërit dhe burrat tanë

RRËFIME NGA KRUSHA PËR FAMILJARËT E ZHDUKUR

Kujtim Hoti nga Krusha e Madhe ka 19 vjet qe nuk di asgjë për të vëllain Halilin.

Kjo për shkak, se në mars te vitit 1999, ai ishte ndare nga Halili dhe i ati, për të mos i takuar më.

Në vitin 1999, Halili ishte vetëm 18 vjecar, ndërsa nga ajo ditë familja nuk di asgjë për të. E dhimbja cdo ditë bëhet më e padurueshme.

Ani pse vazhdimisht kanë bërë presion dhe kanë kërkuar ndihmë, Kujtimi tregon për T7 se deri më tani nuk kanë marrë asnjë informatë për trupin e vëllaut të tij.

Ne Krushe te Madhe lista e personave te zhdukur gjate luftës se fundit ne Kosove është e gjate.

Këtu hyn edhe bashkeshorti i Fahrije Hotit e cila heren e fundit atë e kishte pare kur po largoheshin nga fshati.

Ajo e vetme ka rritur dy femijet e saj, qe ne ate kohe njëri kishte 3 muaj e tjetri 3 vjet.

E derisa tregon vuajtjet e saj, ajo thotë se nuk është aspak e kënaqur me punën e institucioneve.

Tash Fahrije Hoti bashke me gratë tjera te veja ne Kurshe te Madhe kane bashkuar forcat duke punuar.

Ne Krushe te Madhe nder vite jane gjetur disa trupa, por ketij fshati i mungojne 64 prej banoreve te tij.

Nga vrasjet qe kane ndodhur gjate luftes se vitit 1999 ne Kosove ende nuk dihet per fatin e 1648 personave.

 

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Lajmet e Fundit