Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë, të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja

Mike Tyson ka rrëfyer se e kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, derisa po e vuante dënimin për përdhunim.

Legjenda e boksit ishte burgosur në vitin 1992 pasi ishte shpallur fajtor për përdhunim në Indiana. Mirëpo, ishte lëshuar në vitin 1995 duke vuajtur më pak se tre vjet dënim.

Tash, ish-kampioni i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda, i cili do të kthehet në ring në muajin nëntor, ka folur për jetën e tij prapa grilave.

(Foto: Instagram/miketyson)

“Mendoj se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një qenie njerëzore”, ka deklaruar 54-vjeçari në një episod të ‘Hotboxin’ With Mike Tyson’ me prezantuesin Jim Gray, duke shtuar se ndihej i sigurt brenda burgut.

Më pas, ai ka shpjeguar për marrëdhënien seksuale që kishte pasur në burg me një femër që punonte aty.

(Foto: Instagram/miketyson)

“Kisha një të dashur dhe e lash shtatzënë një femër në burg. Po bëja një jetë në burg. Ashtu ishte e shkruar. Unë isha Mike Tysoni dhe të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja”.

“Të gjithë më flisnin sikur të isha një njeri i fortë apo një person i pëlqyer. Në fakt, unë isha thjesht një derr”, ka shtuar Tyson. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit