Rrëfimi i qytetarit nga Malisheva që mposhti koronavirusin(Video)

72 të shëruar në Malishevë nga 76 sa ishin të infektuar me covid-19.

Ali Limaj nga fshati Banjë e Malishevës dhe bashkëshorti e tij janë dy nga të shëruarit nga covid-19. Aliu qëndroi në klinikën infektive në Prishtinë 17 ditë me radhë. Ai rrëfen për gjendjen e tij shëndetësore në kohën kur ishte  i infektuar me koronavirus si dhe për gjendjen e tanishme.

“Me shëndet jam shumë mirë. S’kam kurrëfarë dhimte”,

“Unë kam qenë mbajtës i familjes, kam hy në furrë, kam hy në markete, kam qenë pa mbrojtje, s’i kam qit maskën e dorëzat. E kam infektuar edhe bashkëshorten por ajo ka qëndruar në shtëpi”, shpjegon ai.

Limaj pohon të mos ketë pasur simptoma të koronavirusit.

“As s’kam pas temperaturë, as koll, asnjërën prej tyre s’i kam pas. Vetëm shtrëngim te zemra”, tha ai.

Por numri i të shëruarve në komunën e Malishevës është rritur dukshëm ditëve të fundit.

“Situata aktuale në Malishevë është në përmirësim e sipër”, tha kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Lajmi për shërimin e 72 qytetarëve të Malishevës u mirëprit nga bashkëvendasit e tyre.

Limaj dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Malishevës shpresojnë që pandemia covid-19 të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të mos ketë shtim të rasteve të reja.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Lajmet e Fundit