Rrëfimi i Tottit: Sa të jetë Pallota te Roma nuk futem në Trigoria, më vjen të qaj kur shkoj aty

Në këtë periudhë izolimi, lojtar dhe ish-lojtar futbolli kanë zgjedhur rrjetet sociale për të komunikuar me njëri-tjetërin apo për t’iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe legjenda e Romës, Francesco Totti, që në një bisedë live me ish-sulmuesin Luca Toni ka treguar se tërheqjen nga futbolli ia kishin imponuar në një moment jo të duhur.

“Nuk doja të tërhiqesha, pasi isha mirë fizikisht dhe e ndjeja këtë. Natyrisht që nuk mund të luaja të gjitha ndeshjet dhe as nuk e pretendoja këtë, por kur zbrisja në fushë, e ndjeja që isha mirë, vrapoja dhe ndihmoja skuadrën shumë”, tha Totti.

Legjenda e klubit verdhekuq më pas tregoi se ka prishur tërësisht marrëdhëniet me pronarin e klubit, James Pallotta dhe se pas 30 vitesh histori me Romën, tani nuk futet më as në qendrën sportive në Trigoria.

“Kur mendoj se pas 30 vitesh histori me Romën, nuk mund të futem as në Trigoria, ndonjëherë më vjen të qaj. Shkoj çoj tim bir atje dhe rri jashtë kangjellave, ku takoj edhe miqtë e shumtë që kam. Megjithatë nuk mund të hyj aty, të paktën deri sa të jetë Pallotta te Roma”, deklaroi Totti.

Image

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit