18.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Rreth 300 infermierë ikën nga Kosova këtë vit

Që prej fillimit të këtij viti, rreth 300 infermierë kanë ikur nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Këto janë të dhënat e fundit që i posedon Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës si qendër terciare, referente për tërë Kosovën, ka gjithsej 1900 infermierë të profileve të ndryshme, por që si numër, del të jetë i pamjaftueshëm. Ndërkaq, në gjithë sistemin publik shëndetësor, janë rreth 6.500 infermierë të punësuar.

Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë thonë se për një sistem të mirëfilltë, do duhej edhe punësimi i rreth 4 mijë infermierëve, për t’i plotësuar nevojat e pacientëve.

Përpos këtij numri të infermierëve që tashmë kanë ikur nga Kosova, ka edhe të tjerë që po presin të largohen. Njëri nga ta është Muhamet Hyseni, i cili duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tashmë ka vendosur të ikë për në Gjermani për shumë arsye. Ai thotë po ashtu se tashmë ka bërë një kontratë me shtetin gjerman.

“Pika e parë pse unë kam vendosur të ikë nga Kosova ka të bëjë me kushtet, pra që të shtyjnë të bësh një zgjidhje më të mirë për veten dhe familjen. Pra, kushtet elementare për një punë të rregullt, e që te ne në QKUK nuk ekzistojnë. Te ne përpos kushteve jo të mira të punës, është edhe paga jo e dinjitetshme dhe kjo më bën që për shkak të familjes të gjej një vend ku atyre dhe vetes mund t’ju ofrojë një jetë më të mirë. Unë tashmë jam në kontakt me njerëz që rekrutojnë infermierë, ata na kanë testuar dhe janë ndarë shumë të kënaqur me ne. Tash po pres të iki”, tha Hyseni.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Më Shumë

Bashkimi i pamposhtur, “shkrin” Borën

Bashkimi vazhdon të jetë skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë. Në xhiron e katërt shënuan fitore ndaj Borës me rezultat 91:78 (25:9, 18:31,...

Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin

Ditën e sotme, Bardhi publikoi projektin e ri, “Çikës tem”, aty ku tregoi vuajtjet që ka hasur gjatë rrugëtimit në karrierë si dhe zbuloi...

Lajmet e Fundit