18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët e Malishevës, Rahovecit, Suharekës…

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa rekomandime për qytetarët, pasi që tani me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartës të virusit që i shkakton Ethet Hemorragjike.

Në njoftimin e IKSHP-së thuhet se pavarësisht faktit se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, institucionet e tre niveleve të kujdesit shëndetësor duhet të bëjnë me kohë përgatitjet meqë bëhet fjalë për një sëmundje endemike, por edhe vdekjeprurëse.

“Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, pasi që temperaturat kanë filluar të ngritën dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Tutje thuhet se laboratorët e IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

IKSHPK u ka  rekomanduar qytetarëve:

Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë;

Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut;

Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre;

Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore;

Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe;

Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë);

Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi;

Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.

IKSHPK bën thirrje te qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:

Të punohen të gjitha tokat e punueshme;

Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë;

Të pastrohen kopshtet dhe pronat përreth shtëpive;

Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve;

Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura;

Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre;

Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës;

Trajtimi i Etheve Hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse, me antiviral si Ribavirina dhe imunoterapi pasive.

Kujdes, pickimi nga rriqrat mund të jetë shumë i rrezikshëm. Parandaloni sëmundjen duke pasur kujdes!

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Letër dashurie: Nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj… vazhdimisht të pres…

Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Nin, edhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i...

I dyshuari i aksidentit dje në Malishevë ku vdiq shtatzëna, dërgohet në mbajtje

I dyshuari i aksidentit që përfundoi me fatalitet dje në Astrazub të Malishevës, është dërguar në mbajtje. Këtë e konfirmon Policia e Kosovës, në raportin...

Lajmet e Fundit