13.7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Rrëzohet aeroplani ukrainas në Iran, vdesin mbi 170 pasagjerë

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 njerëz në bord është rrëzuar në Iran, raportojnë mediat lokale.

Organizata humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” e Iranit tha se nuk kishte gjasa për të gjetur të mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars.

Raportet bëjnë të ditur se aeroplani ishte rrugës për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit.

Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ekuipazhet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua avioni.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të kuptuar rrethanat e aksidentit dhe numrin e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.

Më Shumë

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit