14.2 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Rrëzohet avioni rus me 71 persona në bord, asnjë i mbijetuar (Video)

Një avion rus pasagjerësh me 71 persona në bord është përplasur pak momente pasi është zhdukur nga radarët teksa udhëtonte nga aeroporti i Moskës drejt maleve Urale. Aeroplani Saratov Airlines An-148 ishte nisur për në qytetin e Orsk, kur është zhdukur nga radarët. Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani është rrëzuar dhe shanset për të mbijetuar janë thuajse zero.

Avioni i tipit Antonov An-148 i kompanisë “Saratov Airlines” ishte nisur në orën 11:22 me orën lokale nga aeroporti i Domodedovos në Moskë drejt qytetit Orsk që ndodhet afër kufirit rus me Kazakistanin.

Pasi është ngritur nga aeroporti i kryeqytetit rus avioni është përplasur në një fshat të Moskës, Argunovo, një distancë prej 80 km.

Ende nuk dihet nga autoritetet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti fatal, por Ministria ruse e Transportit po shqyrton disa pista të ndryshme që mund të kenë shkaktuar rrëzimin, si kushtet e këqia të motit apo gabimet e pilotit.

Deri tani janë gjetur vetëm disa pjesë të avionit në fushat në juglindje të Moskës, ndërsa dëshmitarë në fshatin Argunovo raportuan se kishin parë që avioni ishte përfshirë nga flakët në momentin e rrëzimit.

Modeli i avionëve Antonov An-148 është përfshirë në pesë aksidente në të kaluarën në pajisjet e uljes, sistemin elektrik dhe sistemin drejtues.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje të menjëhershme qeverisë të ngrejë një komision të posaçëm për të hetuar shkaqet e rrëzimit të avionit.

.

 

Më Shumë

Numërrohen rreth 25% të votave në Suharekë, AAK 45.44%, LDK 32.54%

Në Suharekë janë numëruar 24.14% të votave. Po prin Bali Muharremaj i AAK-së me 45.44% të votave. Ndërkaq, Ardian Shala i LDK-së ka 32.54%. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ja me cilën parti pret bashkëpunim Shaqir Totaj në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim. Totaj, i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se...

Lajmet e Fundit