15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Hajnat nga Shqipëria kapen në flagrancë në Lutogllavë të Prizrenit (VIDEO)

Nga Shqipëria erdhën me një makinë në Prizren.

E të njëjtën, tre persona, shtetas shqiptarë e përdorën atë për të vjedhur në fshatin Lutogllavë të kësaj komune.

Por, lëvizjet e veturës i vërejti Alban Dakaj. Ai u ballafaqua me vjedhësit të cilët e goditën dhe i morën portofolin me gjithë dokumente dhe një shumë parash, njofton Klan Kosova.

Dakaj tha se cak nuk ishte shtëpia e tij, por të fqinjëve mërgimtarë të kësaj zone, që sipas tij edhe disa herë tjera janë thyer.

Për rastin menjëherë u njoftua policia rreth orës 23:00 që dolën në vendin e ngjarjes, e bashkë me banorët, edhe i kapën tre të dyshuarit.

 

Më Shumë

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit