10.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Rriten dënimet për grupin e fajdeve të Prizrenit

Gjykata e Apelit ka ashpërsuar dënimet në rastin e grupit të Kqirajve, të akuzuar për krim të organizuar, që nga Prokuroria Speciale ishte përmendur shumë vjet më parë si rast i shënjestruar në përpjekjet për liberalizim të vizave.

Të akuzuarit, Tunë Kqira, Kastriot Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira, Benzon Buza, Gjekson Kqira, Gëzim Kqira dhe Besfort Omaj ishin dënuar në maj të vitit të kaluar me burg dhe gjoba, nga Gjykata Themelore në Prizren. Megjithatë, ata ishin liruar nga akuzat për “krim të organizuar” të lidhur me veprat penale të “detyrimit” dhe “fajdes”.

Pjesa liruese e këtij aktgjykimi të Themelores në Prizren është ndryshuar nga Apeli. Rrjedhimisht, të akuzuarit janë shpallur fajtorë për “detyrim” dhe “fajde”.

“T.K. dhe K. K më nga 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gj.K. me 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë; M.K më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë; B.B më 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gjk. K. më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë dhe G.K më 3 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë”, shkruhet rreth dënimeve, sa i përket pjesës liruese të aktgjykimit.

Vendimi i bërë publik të marten, nga Apeli ishte marrë gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë, sa iu përket veprave për të cilat ata janë shpallur fajtorë, aktgjykimi i shkallës së parë është ndryshuar “vetëm sa i përket vendimit mbi dënim”.

Rrjedhimisht, kur është në pyetje kjo pjesë, të akuzuarit B.O. i është shqiptuar dënimi më burgim në kohëzgjatje prej 5 vjetësh, për shkak të veprës penale “Detyrim” nga KPRK.

“Të akuzuarit T.K. dhe Gj.K janë dënuar secili më nga 2 vjet e 8 muaj burgim për shkak të veprës penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga KPRK”, shkruhet në vazhdim.

Po ashtu, si është bërë e ditur, tre të lartcekurit, se bashku më të akuzuarit M.K. dhe K.K., janë dënuar më nga 5 mijë euro gjobë, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” nga KPRK.

Në tërësi, dënimet unike të tyre: T.K – 7 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; K.K. – 5 vjet burgim dhe 20 mijë euro gjobë; Gj.K. – 5 vjet e 6 muaj burgim dhe 15 mijë euro gjobë; M.K – 3 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë; si dhe B.B. – 5 vjet burgim dhe 25 mijë euro gjobë.

Ndërkohë, sa i përket veprës penale “shpërlarje e parave”, Apeli ka bërë të ditur se e ka kthyer çështjen në rigjykim.

“Të akuzuarve T.K., K.K.,Gj.K, B.B. dhe B.O, u është caktuar masa e paraburgimit, e cila masë do t’iu llogaritet nga data e arrestimit, por jo me gjatë se dënimi i shqiptuar”, shkruhet në njoftim.

Më Shumë

Johnsoni i Prizrenit – MVP i javës së gjashtë

Java e gjashtë e ProCredit Superligës ishte shumë interesante me katër ndeshjet e zhvilluara, ku secila ishte më e rëndësishme se tjetra. Fitore shumë të...

Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Pejës me rezultatin 66:71 (26:11, 13:26, 18:19,9:13) në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës. Ndeshja u...

Lajmet e Fundit