Rritet dukshëm numri i vizitorëve në muajin korrik krahasuar me atë të një viti më parë

71 mijë 341, është numri i vizitorëve në Kosovë gjatë korrikut, nga ta 34,73 për qind ishin vendorë, ndërsa 65,27 për qind ishin të jashtëm.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga ku vërehet se ka rritje të numrit të vizitave krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ku numri i tyre ishte 53 mijë e 820, raporton Klankosova.tv

Numri i net-qëndrimeve ishte 177 mijë 383, prej tyre 42,64 për qind,  nga vendorët dhe 57,36 për qind  nga të huajt.

Siç njofton kjo agjenci, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm ka rajoni i Pejës me 7 mijë 582 vizitorë dhe 38 mijë 145 net-qëndrime.

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake korrik 2022, ka rritje të vizitoreve për 21,24 për qind.

Në total janë 45 mijë 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit