23.8 C
Prizren
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Rritet interesimi për produktet e Krushës

Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ku punojnë dhjetëra gra të veja, burrat e të cilave u vranë në luftë, është në vlugun e punës këto ditë. Drejtoresha e kësaj kooperative, Fahrije Hoti, tregon se edhe këtë vit ka interesim për produktet e tyre. Përveç në tregun vendor, produktet e kooperativës si: ajvari, lakrat e trangujt e konservuar shiten edhe në 4 shtete evropiane, e së shpejti mund të depërtojnë edhe në tregun e SHBA-së.

I humbën më të dashurit e tyre në luftë, por nuk u dorëzuan dhe filluan punën për një jetë të re, ndonëse me plot sfida. Njëra nga to është edhe Ganimete Hoti, e cila pasi iu vra bashkëshorti, me punën e saj, arriti t’i rrisë e shkollojë tri vajzat. Si kjo nënë vetushqyese, ka edhe gra të tjera që prej vitesh punojnë në Kooperativën Bujqësore “Krusha”. Drejtoresha e kooperativës, Fahrije Hoti, tregoi për televizionin publik se puna në kooperativën që eksporton në katër shtete, edhe këtë vit po ecën mirë.

po shkon mirë. Ne kemi ajvarin, si produkt që e simbolizon kooperativën. Pastaj, kemi specin me kos, me lakër, trangujt, karotat, lulelakrën e artikuj të ndryshëm që vijnë nga perimet. Në total kemi 46 barkode në tregun e Kosovës. Ne edhe eksportojmë në katër shtete. E kemi Zvicrën ku kemi filluar në vitin 2014, pastaj Gjermaninë, Austrinë dhe Francën”, tha Hoti.

Kooperativa e cila në shtator të vitit të kaluar ishte përfshirë nga flakët, shpejt mund të fillojë eksportin edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ndonëse ishte bërë vlerësimi i dëmit, institucionet shtetërore nuk na dolën në ndihmë. Vetëm Ambasada Gjermane na ka ndihmuar”, thotë drejtoresha Hoti, përderisa tregon se shpejt do të bëhet me objekt të ri.

“Ne kemi fituar një projekt nga Bashkimi Evropian, ku jemi në bashkëfinancim edhe ne kooperativa. Në vitin 2021 planifikojmë të dalim në objektin e ri, ku do t’i kemi kushtet shumë më të mira dhe do të jemi të gjitha në një objekt, e jo si jemi tash, në tre lokacione të ndryshme e me qira, por do të jemi në një lokacion që do t’i plotësojë të gjitha standardet për prodhim e konservim”, tha ajo.

Në Kooperativën “Krusha”, aktualisht janë të angazhuara me punë rreth 50 gra, pjesa më e madhe e të cilave kanë humbur anëtarë të familjes në luftë. Në mesin e punëtoreve ka edhe disa studente që kanë ndonjërin nga prindërit të vrarë a të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Më Shumë

Prizren, 147 kallëzime penale për dhunën në familje

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt i grupit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Arrestohen dy persona, rrahën dhe tentuan ta vrasin një person në Rahovec

Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht një person para dy ditësh në Rahovec. Njëri nga të dyshuarit gjatë rrahjes ka shtënë me...

Mushkolaj: Vetëvendosje gabon nëse rikandidon Haskukën

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më...

“Pse s’po lajmërohesh me kohë”, prizrenasi e rrëzon në tokë gruan, e pështynë dhe e godet, pas saj i rreh edhe vajzat

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për A.H., nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe...

Projekti për COVID-19, Kosova nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë euro me Bankën Botërore

Ministri i Financave, Punvs dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda Van Gelder, pas negocimit të suksesshëm kanë...

Afrim Tejeci kandidat i AKR-së për kryetar të Prizrenit

Afrim Tejeci është emëruar nga AKR-ja kandidat për kryetar të Prizrenit. Njoftimi është bërë përmes Facebook-ut nga AKR-ja. “Në vazhdën e aktiviteteve për përgatitjen për zgjedhjet...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, u kap me armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi në veturën që po hynte në pikën kufitare të Vërmicës, i është gjetur një...

Nisin sot Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Tashmë gjithçka është gati, sot në 13:00 (me orën e Shqipërisë) do të startojë ceremonia e hapjes së veprimtarisë më të madhe globale sportive,...

Prizren, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 600 euro pasi e pranoi se ia dha policit kufitar 10 euro ryshfet

Shpëtim Jonuzi nga Shqipëria është dënuar me 600 euro pasi e ka pranuar fajësinë  për dhënie të 10 eurove ryshfet një polici në kufi...

Sa do t’i ndihmojë studentët heqja e pagesës për studime në universitete publike?

Heqja e pagesës për studentë në universitete publike, nuk ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së studimeve, e as në heqjen e barrës së...

Gjendet një predhë e minahedhësit në Rahovec

Në fshatin Opterushë të Rahovecit një person ka raportuar në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer, që dyshohet...

Kapen në flagrancë disa emigrantë në Vërmicë, arrestohen shtatë persona

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta. “Aty...

Kurti e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi...

Adhuruesit e veturave klasike mblidhen në Prizren (VIDEO)

  Për të 16-in vit me radhë në qytetin Prizrenit u mbajt Festivali i veturave klasike, Old Timer Fest 2021. Në këtë festival morën pjesë mbi...

Mbi 70 aksidente trafiku, shqiptohen 1 mijë e 739 gjoba

Në 24 orëshin e fundit në vend është shkaktuar një aksident me fatalitet dhe 30 të tjerë me të lënduar. Përpos kësaj janë regjistruar edhe...

Shkelet me veturë një femër në Dedaj të Hasit

Një femër është shkelur më veturë në fshatin Dedaj të Hasit. Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore. “I dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke...

Lajmet e Fundit