7.7 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Rritet sërish çmimi i druve

Një metër dru në Prishtinë po shitet deri në 70 euro. Çmimet e larta për kanë bërë që të bije edhe interesimi i qytetarëve për furnizim.

Edhe përkundër kësaj në shumë lagje të kryeqytetit blerësit vazhdojnë të jenë prezentë.

Jakup Halili shitës i drujve, tha se çmimi është tejet i madh dhe blerësit kanë ankesa të mëdha. Sipas tij, krahasuar me vitet e kaluara ka rënë interesimi i blerësve.

“Puna po shkon mirë, po drunjët janë shtrenjtuar shumë, metra po shkon 50, 60 deri në 70 euro. Çka po ndodh nuk po di”.

“Interesimi ka rënë dhe blerësit po ankohen se nuk kanë pare dhe nuk e di as vet çka të bëjmë”, tha ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 2.4 për qind në muajin qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Ngritje e çmimeve është regjistruar edhe buka dhe drithërat, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal, më pas te duhani dhe produkte tjera.

Sipas ASK-së, rënie e çmimeve vërehet te pajisjet telefonike dhe të ato të telefaksit./EO

Më Shumë

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e 4 Parodistëve të Vlorës

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë...

Lajmet e Fundit