11.8 C
Prizren
E premte, 22 Tetor, 2021

Rritja e çmimeve, Franca do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro

Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

“Leja e inflacionit” do të shkojë për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin një veturë apo një motor.

Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit, raporton bbc.

Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pjesën e tyre në fillim të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

“Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri, Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit, tha ai.

Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë COVID-19.

Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.

Presidenti Emmanuel Macron i kanë mbetur edhe gjashtë mandat dhe rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash masive.

Protestat e “jelekëve të verdhë” në vitin 2018 u përshkallëzuan shkaku i tarifës së karburantit në një lëvizje shumë më të gjerë antiqeveritare.

Castex tha se një kufi rreth çmimit të gazit për familjet do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2022, pasi çmimet botërore të energjisë pritej të bien vetvetiu.

Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin nga 100 euro. Do të shkojë gjithashtu për rreth gjysmën e të gjithë punëtorëve, pasi 2,000 euro janë të ardhurat mesatare neto mujore.

Motoristët janë goditur nga rritja e çmimeve të karburantit: nafta është rritur në një rekord prej 1,56 eurosh për litër mesatarisht në Francë dhe benzina pa plumb në 1,62 euro për litër. /Telegrafi/

Më Shumë

Ylli shkëlqen edhe në Superkupën Mbarëkombëtare

Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67 (17:16, 23:14, 15:18, 21:19). Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe...

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha...

Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

UEFA ndëshkon Anglinë, ndeshja mes Shqipërisë do të luhet pa tifozë. Në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, Anglezët kanë pasur probleme me tifozët të...

E enjtja me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

ë enjten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Numërohen 100% të votave, Bali Muharremaj fiton në Suharekë

Bali Muharremaj pritet që të udhëheq për katër vite me Suharekën, shkruan Gazeta Express. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka fituar...

Haskuka: Me këtë përqindje fitorja në balotazh është e pashmangshme

Kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pranuar se në raundin e parë nuk ka arritur të marrë besimin për të qeverisur edhe një...

Shqipëria dhe një dashuri e (sh)këputur…

 Folkloriste, gjeografe, gjuhëtare, etnografe dhe arkeologe, Margaret Masson Hardie ishte shkolluar në Cambridge dhe i kishte nisur udhëtimet studimore prej vitit 1911, kur shkon...

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendim me anë të së cilit i ka lejuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin...

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo...

Rritet çmimi i biletave për autobusët në Kosovë

Çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm në Kosovë. E bashkë me këtë ngritje, qytetarët tani po paguajnë më shtrenjtë edhe biletën e...

Në spitalin e Prizrenit po trajtohet vetëm një pacient me Covid-19

59 pacientë nga COVID-19, po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 2 në...

446 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit

Tash kur numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë dukshëm në krahasim me shifrat e para disa javëshe, po vazhdojnë të...

Sulm seksual ndaj një gruaje, trajneri serb dënohet me tre vjet burgim

“Sulm seksual” është akuza që mban mbi supe trajneri serb Milutin Sredojevic, i cili udhëheq kombëtaren e Ugandës. Ai është dënuar me tre vjet burgim. Vendimi...

Robert Berisha: Vajza jonë nuk e di se unë dhe Nora jemi divorcuar

Robert Berisha së fundmi ka folur sërish për divorcin me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe një vajzë. Këngëtari tha në emisionin “Goca dhe...

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi nga Jaime Sabines Përkthyer në shqip nga Orjela Stafasani Të dua në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës. Të dua me gjithë...

Vetëm 10 raste me coronavirus brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar...

Lajmet e Fundit