14.5 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Rritja e çmimeve, Haxhiu: Ka veprime serioze të organeve të shtetit për ndalimin e abuzimeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë sot se ka veprimet serioze të Policisë së Kosovës, inspektorëve dhe prokurorisë dhe beson se me veprimet këtyre institucioneve do të ndalohet abuzimi me çmime që është bërë ditëve të fundit.

Haxhiu në një konferencë për media theksoi se Qeveria e Kosovës i dënon ashpër të gjitha manipulimet që janë bërë me çmimet në produktet bazë si dhe në derivate.

“Siç keni parë ka pasur mobilizim për ndalimin e këtyre mashtrimeve. Ka veprime serioze qoftë të Policisë së Kosovës, inspektorëve e prokurorisë dhe besoj se me veprimet e institucioneve do të ndalohet ky abuzim që është bërë ditëve që lamë pas”, tha ministrja.

Ndryshe, ditëve të fundit është vërejtur rritje enorme e çmimeve të produkteve bazë, si vajit, miellit, sheqerit si dhe i derivateve. Pas kësaj, të enjten pasdite janë mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, njëra në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.

Para disa dite çmimi i një litre vaji ishte mesatarisht 1,60 euro, ndërsa gjatë të enjtes një litër vaj kushtonte 3,49.

Lidhur me rritjen e çmimeve, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

 

Më Shumë

Temperaturat deri në 29 gradë sot në Kosovë

Në Kosovë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të...

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë nga dreka me speca e qebapa

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar dje, 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pas caktimit të datës, janë aktivizuar edhe...

Lajmet e Fundit