7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sekuestrohen mbi 4 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion në Rahovec

Në Rahovec ka filluar inspektimi i marketeve, ku janë konfiskuar mbi 4 mijë e 600 litra vaj pa dokumentacion të origjinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Rahovecit, Nora Boshnjaku.

Ajo ka thënë se Inspektorati i Tregut në këtë komunë është duke inspektuar intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve esenciale.

Njoftimi i plotë:

Inspektohen marketet në komunën e Rahovecit, sekuestrohen 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës.

Drejtoria e Inspektoratit, Inspektorati i Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.

Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj.

Gjatë këtyre dy ditëve po kryejmë inspektime intensive dhe  inspektorët e tregut kanë konstatuar parregullësi, poashtu kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative. Në një rast inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekononik (Mega Market) kanë sekuestruar 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës !

Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/

DPI gjithashtu fton bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme.

Organet kompetente – MINT dhe Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, Doganën dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës – po vëzhgojnë gjendjen dhe po marrin masat e duhura sipas ligjit. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit