9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Lidershipi i vendit në panik: Në janar arrestimet e para?

Gazeta Express ka mësuar se udhëheqësit e Kosovës, ose miqtë e tyre nga lufta, janë në panik totale. Tribunali Special është vënë në lëvizje. Arrestimet e para pritet të kryhen menjëherë pas Vitit të Ri.
Udhëheqësit e Kosovës, duke filluar nga Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri, por edhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të luftës, janë vënë në dijeni që aktakuzat e para nga Prokuroria e Tribunalit Special janë te dera.

Një burim i afërt me njërin prej udhëheqësve të vendit i ka thënë Gazetës Express se pritjet janë që në muajin janar do të ketë arrestime.

“Ekziston një shqetësim. Kemi dëgjuar që fill pas Vitit të Ri do të ketë arrestime”, tha ky burim në kushte të anonimitetit.

Nga Haga kanë përsëritur disa herë se tashmë Gjykata është plotësisht funksionale dhe se arrestimet pritet të kryhet sapo të kërkojnë prokurorët.

Kryetarja e Dhomave të Posaçme Ekateriana Trendafilova e cila muajin e kaluar për herë të parë ka qëndruar në Kosovë ka dhënë detaje për mënyrën e arrestimeve.

“Kur jemi te arrestimi dhe paraburgimi, personi që privohet nga liria nga urdhri i Prokurorit duhet të informohet për arsyet e paraburgimit dhe të nxirret para gjykatësve pa vonesë”, kishte thënë kryegjykatësja bullgare.

“Pas transferimit në DhSK i dyshuari nxirret para një gjykatësi pa vonesë të papërligjur për rishikimin e ligjshmërisë së arrestimit ose paraburgimit. Vendimi i gjykatësve jepet brenda 48 orësh”, kishte thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara.

Tribunali Special do të gjykojë krimet e supozuara të krerëve të UÇK’së që përmenden në raportin e senatorit zviceran Dick Marty i cili ishte miratuar në Këshillin e Europës rreth 8 vite më parë. Marty i kishte akuzuar figurat e larta të UÇK’së edhe për përfshirje në trafikim me organe.

Gjatë muajve të verës kishte thënë se Policia e Kosovës do të merret me arrestimin dhe sjelljen në Gjykatë Speciale të të kërkuarve nga Gjykata.

Por, nëse është e nevojshme, sipas saj, Gjykata Speciale mund të kërkojë edhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar. Këtë e dikton Ligji. Gjithashtu, në rast se del e nevojshme ne mund të kërkojmë bashkëpunim ndërkombëtar”, ka deklaruar kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova.

Aktualisht me iniciativë të veteranëve të UCK’së, të cilët kanë thënë se kanë edhe mbështetjen e politikanëve, po nënshkruhet një peticion me të cilin po kërkohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryeministri Haradinaj mbrëmë gjatë një interviste ka thënë se po ta kishte mbështetur këtë iniciative do të dilte për ta dhënë nënshkrimin e tij. Ai ka thënë se është zotuar që obligimin që e ka marrë Kosova me Gjykatën Speciale nuk do të lejojë që të dështojë.

 

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit