Rritja e Nismës në kurriz të PDK-së

NismaFatmir Limaj i ka bërë dy goditje interesante që në fillim, për subjektin e tij politik. I ka rekrutuar dy personalitete të fuqishme, në Ferizaj dhe Prizren, që pritet t’i shkaktojnë dëme të pariparueshme Partisë Demokratike të Kosovës.
Fatmir Limaj tashmë e ka nisur konkretisht taktikën e tij për të fituar pikë karshi ish subjektit të tij politik, Partisë Demokratike të Kosovës. Ai nuk e ka ndërmend që të përballët frontalisht me ish subjektin e tij, por duke këtë gjë duket se do ta bëjë duke i rrëmbyer disa prej kuadrove më të zellshme të kësaj partie nëpër komuna, e që aktualisht janë të pakënaqur me mënyrën se si janë trajtuar prej PDK’së.

Si shembull konkret ai e ka rastin e Fitim Selimit, i cili në garën për komunën e Lipjanit, si individ kishte korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke prekur mbi 20 për qind të votave. Aktualisht Fitim Selimi është anëtar i kryesisë qendrore të “Nismës” si dhe bartës i “Nismës”.

“Nesër pritet që edhe zyrtarisht përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare për Lipjanin, që gjenden në Kuvendin Komunal të kësaj komune, të bëhen përfaqësues të Nismës për Kosovën”, ka treguar për Express një burim i afërt me ketë subjekt politik.

Në anën tjetër, sipas të njëjtit burim, Nisma e ka rekrutuar në gjirin e saj në Ferizaj, gjeneralin Imri Ilazi, i njohur gjatë luftës si Komandant Ferri.

“Ky do të jetë figura qendrore e Nismës për Ferizaj. I njëjti do të jetë edhe në kryesinë qendrore të Nismës për Kosovën”, ka thënë një burim i Express’it, i bindur se Ilazi do të jetë një befasi e jashtëzakonshme për ketë komunë.

Gjithashtu Nisma ka depërtuar edhe në Prizren në hesapë të Partisë Demokratike të Kosovës. Atje e kanë rekrutuar doktor Sejdullah Hoxhën, i cili në një kohë ka qenë edhe deputet i PDK’së. Hoxha konsiderohet një emër i respektuar në Prizren.

“Nëse Gjykata këto ditë e shpallë fajtor kryetarin aktual të Prizrenit, Ramadan Muja, atëherë Sejdullah Hoxha ka mundësi që të jetë kandidat i Nismës për Kryetar të Prizrenit”, mëson Express.

Ndërkohë, mësohet se Limaj është duke u angazhuar t’i maksimalizoj mundësitë e tij duke përvetësuar kuadro të pakënaqura me organizimet në nivele komunale.

“Për ketë Limaj është duke i shfrytëzuar edhe informatat e çmueshme që i ka, sa kohë ka qenë njeriu i dytë i PDK’së. Ai i di mjaft mirë specifikat e PDK’së nëpër komuna, siç i di edhe raportet në mes të zyrtarëve komunal dhe peshën që ata e kanë tek elektorati”, thotë ky burim.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit