18 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Rrjetet mafioze e kriminale e kanë kapur fort politikën

Grupet e interesit kanë depërtuar thellë në sistemin politik e qeverisës

“Koalicioni i së keqes” funksionon bashkë me strukturat kriminale të lidhura me politikën

Dyshimet dhe faktet, sipas të cilave politika e re e Kosovës dhe institucionet e shtetit që janë akoma në proces ndërtimi, janë të ndikuara shumë dhe kanë në përbërjen e tyre grupe kriminale të interesit, vazhdojnë t’i japin imazh të keq vendit para bashkësisë ndërkombëtare.

Këto të meta të shoqërisë së re kosovare i ka përmendur ditë më parë për “Kosova Sot” edhe ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq. Sidoqoftë ai ka porositur se sikurse në praktikën kroate edhe Kosova ka detyrim në procesin e rrugëtimit drejt integrimeve evropiane që të pastrojë radhët politike nga rrjetet e tilla kriminale.

E analistë të spektrit politik kosovar këtë detyrë të shtetit më të ri, që pretendon rrugën evropiane, e shohin me prioritet, por që gjithsesi do të ketë sfida serioze në eliminimin e saj.

Politikologu Albinot Maloku konstaton se edhe shteti i Kosovës fazën e kalimit të sistemeve që e ka përjetuar dekadave të fundit, me shpalljen e pavarësisë së saj, kohë kur edhe është menduar se po marrim drejtimin e ri, nuk ka ditur t’i kalojë me sukses këto pjesë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe konsolidimit politik pro evropian.

“Kjo mosdije nuk është bërë se gjoja brenda qytetarëve tanë nuk ka pasur të dijshëm, që do të mund ta drejtonin shtetin./kosova sot/

Më Shumë

Prizren/ Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Aronisë Organike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministrin e...

Subvencionimi i teksteve shkollore vazhdon, prindërit të pakënaqur

Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar. Ndërkohë ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe...

Lajmet e Fundit