Gjyqësori e Prokuroria të pastrohen me ligj

Qeverisë po i ngutet të bëjë ndryshime kozmetike në sistemin e drejtësisë

Fetahu: Nuk na duhen ligje vetëm për të krijuar mjegull para ndërkombëtarëve

Pasi janë miratuar me shpejtësi nga ana e Qeverisë, si kusht për përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave, një pako prej katër projektligjesh e sistemit të drejtësisë, javën që mbeti pas e kanë kaluar shqyrtimin në parim nga Komisioni i ligjeve, pakoja e ligjeve që i dedikohet plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për gjykatat, ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndryshimit e plotësimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe ndryshimit e plotësimit të Ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Ekspertët e fushës së jurisprudencës konsiderojnë se plotësimi dhe ndryshimi i ligjeve ekzistuese, për të reformuar dhe depolitizuar thellësisht sistemin e drejtësisë në Kosovë, është një çështje shumë urgjente, por që nuk duhet vepruar me nxitim, duke bërë ligjet shkel e shko vetëm si pasojë e kërkesave të jashtëzakonshme të kohës, por duhet punuar me kujdes, që reforma të jetë substanciale, e qëndrueshme në kohë dhe kualitative në përmbajte../kosova sot/

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit