-5.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Rruga e Kombit mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullim

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë paradites së të premtes në Rrugën e Kombit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Trashësia e borës ka shkuar në nivelin e 7 cm , ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në rrugë. Kompania të cilës i ka mbaruar kontrata prej 3 muajsh ka ndërhyrë me borëpastruese duke pastruar rrugën, përgjatë së cilës është hedhur dhe kripë.

Shtabi i Emergjencave Civile Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në zonat e thella malore.

Abdulla Domi, sekretar i Institucionit të Prefektit: Ka borë në zonat e Bushtricës dhe Shishtavecit. Momentalisht rrugët janë të qarkullueshme. Vëmendja e Shtabit është tek Rruga e Kombit, e cila, edhe pse nuk përfundoi në koncesionim, firma e cila e ka mbajtur deri tani vazhdon ta mbajë. Ka pasur rrëshqitje të dherave, por nuk ka pasur problem.

Reshje bore ka pasur edhe në zonat e Dibrës dhe të Pukës, ndërkohë që nuk janë vërejtur probleme me qarkullimin.

Mesditën e së premtes reshjet e para të borës kanë nisur dhe në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, por pa krijuar probleme me rrugët.

Më Shumë

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan plot 100 aksidente. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 26...

Lajmet e Fundit