16.9 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Rruga e Serbisë drejt BE-së e kushtëzuar me Kosovën

PrishtinaZyrtarë amerikanë prej vitesh kanë deklaruar se rruga e Serbisë kah Bashkimi Evropian do të jetë e ‘gjatë, e mundimshme, me shumë sfida përpara’ dhe e kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Tani pas hapjes zyrtare të negociatave një javë më parë, 35 pikat negociuese të Serbisë me BE-në pritet të përfundojnë më 2018, ndërsa anëtarësimi nuk do të ndodhë para vitit 2020, raporton RTK.

Pas anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë, negocitave të filluara me Malin e Zi më 2012, Serbia është njësia e katërt e ish Jugosllavisë që i afrohet BE-së, duke lënë prapa Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë dhe natyrisht Kosovën që ende nuk ka siguruar as liberalizimin e vizave.

Një ‘falënderim’ për këtë përshpejtim të procesit dhe fillimit të negociatave me BE-në, Beogradi duhet t’ia njohë Prishtinës dhe gatishmërisë që ka treguar për bisedime. Natyrisht se Kosova i ka pasur interesat e veta. Për Beogradin siç komenton një burim në Washington, kapitulli 35, që flet për normalizimin e marrëdhënieve, do të thotë zotim obligues i Serbisë për mosbllokimin e negociatave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë fazë të dinamizimit të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe negociatave BE-Serbi, jetësimi i marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e mëtejmë normalizues midis dy vendeve do të shikohen edhe më me kujdes në mënyrë dhe çdo bllokadë eventuale e njërës palë do të ketë reagimin e menjëherëshëm të Brukselit.

“Nëse Serbia nuk do të zgjidhë të gjitha çështjet rreth Kosovës, ajo nuk do të bëhet anëtare e Bashimit Evropian,” thotë një analist amerikan, njohës i qëndrimeve në Bruksel.

Më Shumë

Aksident mes dy kamionëve në Carralevë, lëndohet rëndë njëri nga shoferët

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë. Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda. Lajmin...

Michael Myers JR, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Michael Myers, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi. Sipas FBK-së, basketbollisti i Trepçës ndaj prizrenasve...

Lajmet e Fundit