Rrugëtimi i Ritës drejt suksesit

Të jesh Rita Ora nuk është e lehtë. Vetëm gjatë 12 muajve të fundit ajo ka fluturuar 130 mijë milje nëpër botë për të realizuar koncerte e deri te fotografitë për revistat e famshme. Kështu e nis shkrimin gazeta britanike “Mirror” për yllin shqiptar që po shijon sukseset në industrinë e showbizit.

Shoqëria e saj ka thënë se Rita e ka një të përbashkët me ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher: Flenë vetëm pesë orë. Kjo tregon se sa e çmon kohën e saj.

“Mirror” shkruan se Rita u largua nga Kosova drejt Londrës kur ishte vetëm njëvjeçare. Në këtë kohë familja e saj si refugjate mezi po mbijetonte në kulturës së re.

Por shumë shpejt ajo u adoptua me jetën në Britani të Madhe, duke u bërë kështu njëra prej këngëtareve më të suksesshme në vitet e fundit. Bashkëpunimi i saj me reperin amerikan Jay-Z ia hapi dyert drejt sukseseve në muzikë dhe film.

Sonte është nata finale e spektaklit “The Voice of UK”, ku Rita zëvendësoi këngëtaren Kylie Minogue. Që nga kjo kohë ajo është bërë ylli i padiskutuar i këtij spektakli.

Para se të shfaqej në filmin e shumëpërfolur “Fifty Shades of Grey”, Rita realizoi një mori reklamash për kompanitë e modës siç janë Donna Karan, Roberto Cavalli, Marks & Spencer dhe Calvin Klein, ndërsa firma Adidas ia mundësoi që të dizajnonte veshje vetë.

Kompania e saj Ora Multi Services pritet të ketë 5 milionë aset ndërsa Rita raportohet se vetëm gjatë vitit 2014 ka fituar hiç më pak se 30 milionë funte. Të gjitha këto vetëm në moshën 24-vjeçare./Kohanet/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit