7.3 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, nëpërmjet të cilit investon 200 mijë euro për projektin “Ndërtimi i Qendrës së Kulturës në Rugovë të Hasit, Komuna e Gjakovës”, ndërsa Komuna e Gjakovës merr përsipër të investojë 10 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e vlerësuan lartë këtë projektet të përbashkëta mes ministrisë dhe komunës, nëpërmjet të cilit Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës dhe kështu krijohen kushte dhe lehtësira për zhvillimin e përgjithshëm të aktiviteteve kulturore në këtë rajon.

Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në kulturë, rini dhe sport, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore, fusha këto që janë me interes për Kosovën.

Ndërsa, Kusari-Lila e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin, dhe u shpreh se falë këtij bashkëpunim Rugova e Hasit bëhet me shtëpi të kulturës e kjo ka rëndësi të veçantë për atë rajon dhe për Gjakovën në përgjithësi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Lajmet e Fundit