-1.5 C
Prizren
E diel, 7 Mars, 2021

Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online e ka konsideruar të padrejtë që nga qytetarët po kërkohet respektim i masave për parandalimin e koronavirusit, derisa subjektet politike po mbajnë tubime.

Madje, Rukiqi e ka quajtur hipokrizi pasi që institucionet po bëjnë thirrje për respektim të ligjit, kurse këtë të fundit në të njëjtën kohë po e shkelin ligjin.

I pari i OEK-ut, mes tjerash, ka kërkuar që këtë javë të ketë lirim të masave dhe së paku të hiqet ora policore dhe të zgjatet orari i punës.

“Mirëpo kjo tash kthehet në padrejtësi ndaj këtyre bizneseve dhe ndaj një numri të madh të qytetarëve. Prandaj ne kemi thënë që është paradoksale që të kërkohet respektimi i masave i orarit dhe numrit që në vendimin e fundit thuhet që më shumë se katwr persona mund të qëndrojnë në një vend. Dhe kjo është njëfarë lloj hipokrizie e llojit për shkak se nëse fton për sundim të ligjit atëherë në të njëjtën kohë po e shkel ligjin”.

Ai ka përmendur edhe rastet ku qytetarëve ju bëhet thirrje që pas orës 20:00 të rrinë në shtëpitë e tyre, përderisa një grup i caktuar qytetarësh ftohen në tubime politike.

“Ky është problem për të gjithë qytetarët, qytetarëve iu thuhet që rrini në shtëpi në ora tetë mos e ushtroni të drejtën e punës apo të lëvizjes ndërsa një grup qytetarësh të cilët ftohen në tubime politike dhe shfrytëzohen vendet të cilat ju kanë thënë mos me punuar siç janë hotelet, sallat e ndryshme për organizimin e ngjarjeve, ahengjeve në të njëjtat vende ku ka restreksion strikt që as 50 persona të mos mblidhen dhe të mos organizohen as konferenca”, ka thënë ai.

Rukiqi ka shtuar se në të njëjtat vende po mbahen tubime politike me numër të madh të qytetarëve të cilët ftohen nga partitë politike.

|Me rëndësi është që një grup i qytetarëve dhe bizneset janë të diskriminuara për shkak se një pjesë e madhe e këtyre vendeve që shfrytëzohen për tubime politike nuk kanë punuar asnjë ditë gjatë këtij viti pikërisht në emër të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë”, ka thënë ai./EO/

Më Shumë

Prizren: Bariu vret qenin e bashkëfshatarit të tij, pasi ia sulmoi qentë e sharrit

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të vrasjes së një qeni në Prizren. Siç thuhet në raport, i dyshuari...

Sërish lëndohet Strakosha

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak...

Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu,...

Ylli triumfon në sfidën verdhezi

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së...

Rrahu gruan me grushte e shkelma, 1 muaj paraburgim për burrin nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit...

Ja sa vota mori Hatim Baxhaku

Kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ai, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 3678 vota. Baxhaku në...

Prizreni hap shqyrtimin publik për propozim-rregulloren për taksa e tarifa komunale

Komuna e Prizrenit ka hapur shqyrtimin publik për Rregulloren e re për taksa dhe tarifa komunale. Konsultimi me publikun do të realizohet kryesisht në...

Kuvendarët e Prizrenit kërkojnë shtimin e bursave për studentë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se në këtë proces ka pasur lëshime. Madje, kuvendarë të caktuar kanë deklaruar se...

Katër të vdekur, 206 të shëruar dhe 453 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona si pasojë e infektimit...

Vdes regjisori i njohur Kujtim Gjonaj

Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj. Ai u nda nga jeta sot në moshën 74 vjeçare. Kujtim Gjonaj ka qenë...

Muharremaj thotë se të hyrat komunale shënuan rënie: Do të jetë vit i vështirë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bli Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se të hyrat vetanake kanë shënuar rënie, shkaku i...

Tërmeti dridh sërish Greqinë

Një tërmet ka dridhur sërish Greqinë, për të dytën herë gjatë së mërkurës. Tërmeti prej 5,1 ballësh ndodhi rreth orës 19:24, sipas kohës lokale, në...

Vetëaksident në Suharekë, lëndohen pesë persona

Policia ka njoftuar se një vetëaksident ka ndodhur në Suahrekë. I dyshuari mashkull kosovar ka qenë duke e ngasur automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia...

Detaje nga plagosja e dy qytetarëve në Dragash

Tre persona janë arrestuar, njëri prej tyre zyrtar policor të cilët pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i...

Duda Balje mbetet jashtë Kuvendit, kaq vota mori

Partia Bashkimi Social Demokrat i Duda Baljes nuk ka arritur të futet në Kuvend pasi mori 2569 vota, kurse ish-deputetja ka arritur të marrë...

Vjedhin para e stoli ari në një shtëpi në Malishevë

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit