19 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Rusia ia mësynë Evropës me armë

Rusia është duke bartur trupat dhe armët – përfshirë raketat me mbushje bërthamore – në territorin e saj perëndimor të Kaliningradit. Me këtë shkallë të armatimit, ky rajon është tani një nga vendet më militare të Evropës.

Një zyrtar i NATO-s, ka thënë për REL në kushte anonimiteti se “Moska po stacionon mijëra trupa, duke përfshirë brigada detare dhe të këmbësorisë, avionë ushtarak, njësi të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe qindra automjete të blinduara në këtë territor”.

Aktiviteti ushtarak në Kaliningrad, i cili nuk ka lidhje tokësore në Rusi dhe e cila kufizohet me shtetet anëtare të BE-Lituaninë dhe Poloninë, ka ngritur alarme në Vilnius dhe Varshavë që mund të dëgjohet në mënyrë të qartë në Bruksel dhe Uashington.

“Ata janë duke bërë stërvitje të mëdha ushtarake në territorin e Kaliningrad (i cili është) shumë, shumë afër lagjen tonë”, thotë Andrius Kubilius, kryeministër i Lituanisë.

“Pra, natyrisht që ne jemi të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e tilla ushtarake shumë afër kufijve tanë”.

Pjesërisht për shkak të shqetësimeve të tilla, NATO gjatë këtij muaji ka kryer manovra ushtarake në Poloni dhe Shtetet e Baltikut. Një karvan ushtarak amerikan ka udhëtuar kohët e fundit nëpër Evropën Lindore dhe Qendrore për të mbrojtur rajonin dhe Ëashingtoni tha se është debatuar se ku të vendos pajisjet e rënda ushtarake në vendet baltike dhe të Evropës Lindore që janë në kufi me Rusinë. /REL/

Më Shumë

Mulliri i Tabakhanes – dëshmi e trashëgimisë së gjallë në Prizren

Mulliri gjendet në kompleksin e“Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës...

Subvencionet në kulturë e sport sipas LVV-së në Prizren po ndahen për të afërmit e pushtetit

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar lidhur me ndarjen e subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini...

Lajmet e Fundit