18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Rusia “ka përgjegjësi unike” për vrasjet në Siri

Shtetet e Bashkuara kritikuan Rusinë për bombardimet në enklavën e Goutas Lindore të Sirisë, duke thënë se Moska ka “përgjegjësi unike” për vrasjen e mbi 400 njerëzve atje, në javën e fundit.

Departamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj mbi Qeverinë siriane, për të ndaluar vrasjet.

Zëdhënësja Heather Nauert e fajësoi Rusinë për mosfrenimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe të ushtrisë së tij, e cila po kryen sulme ajrore në Gouta – rajonin që kontrollohet nga rebelët.

“Çfarë po bëjnë për të ndaluar shkatërrimin, vdekjet, vrasjet në Siri? Pa mbështetjen e Rusisë, shkatërrimi dhe vdekjet nuk do të ndodhnin”, tha Nauert për gazetarët në Uashington.

“Rusia mban përgjegjësi unike për atë që po ndodh atje”, shtoi ajo.

Rusia, gjatë gjithë luftës shtatëvjeçare në Siri, i ka dhënë mbështetje politike dhe ushtarake regjimit të Assadit.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit