-2.2 C
Prizren
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Sa mund të dënohet Iran Badalli ?

Po akuzohet se montoi eksploziv në derën e shtëpisë, nga i cili vdiq një person dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar, dy prej tyre rëndë. Por, mbi të dyshuarin, Iran Badallin, nuk po rëndojnë veprat penale “Vrasje”, apo “Vrasje e Rëndë”. Prokuroria rastin po e heton si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”. Madje, me këtë lëndë, sot ka pasur edhe një gjykim ndaj Iran Badallit të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Mirëpo, kualifikimi i lëndës “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen” është i pamjaftueshëm për gjykimin e Badallit, thonë avokatët.

Një ngjarje rëndë ka tronditur Kosovën mbrëmjen e së martës. Në fshatin Zhur të Prizrenit, një shpërthim i eksplozivit la të vdekur zyrtarin e policisë, Sami Thaqin, ndërkaq të plagosur katër kolegë të tij dhe një fëmijë.

I dyshuar për vendosjen e eksplozivit është Iran Badalli, pronari i shtëpisë në të cilën Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës kishin shkuar për bastisje.

Badalli i cili nuk ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë. Më pas, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, Gjykata Themelore ia caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Veprat penale të cilat rëndojnë mbi Badallin janë “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen e një personi”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si pasojë tre persona të lënduar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Për veprën penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm” nga neni 356 par 5 lidhur me par 1 i KPK, ndaj Badallit mund të shqiptohet dënimi me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

Avokati Arianit Koci, i pyetur nga Gazeta Express se a mund të ketë ricilësim të veprës penale në rastin e Iran Badallit, dhe se në çfarë rrethanash mund të bëhet kjo, ka thënë se varësisht rezultatit të hetimeve, nëse Prokuroria e sheh se ka pasur elemente të veprës penale të “Vrasjes së rëndë”, do ta ricilësojë veprën penale.

“Prokuroria është në fazën e grumbullimit të provave. Besoj qe policia, si veprim fillestar, e ka dorëzuar kallëzimin penal për veprën penale Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm nga neni 356 par 5 lidhur me paragrafin 1. Si pasojë e këtij shpërthimi kemi një zyrtar policor të vdekur dhe tre persona të lënduar duke e përfshirë një fëmijë. Varësisht prej rezultatit të hetimeve, respektivisht provave që nxjerrën, prokuroria, nëse e sheh që ka elemente të veprës penale të “Vrasjes së Rëndë”, do ta ricilësojë veprën penale në raport me viktimën”, ka shpjeguar Koci.

Ai tutje ka thënë se fillimisht duhet të vërtetohen të gjitha rrethanat që kanë lidhje me rastin, ndër të tjera si, kur dhe pse ishte vendosur eksplozivi në shtëpinë që policia kishte shkuar për bastisje.

“Kruciale është të vërtetohet se a e ka pasur i pandehuri informatën se dikush prej anëtareve të familjes e ka ftuar policinë; pse, si dhe kur është vendosur eksplozivi, dhe a ka qenë i pandehuri në shtëpi në momentin e shpërthimit të eksplozivit”, ka thënë Koci.

Si ndodhi e tërë ngjarja në shtëpinë e Iran Badallit në Zhur të Prizrenit

Rreth orës 19:00 të 28 janarit, Irani kishte shkuar në shtëpinë e tij. Aty kishte qenë djali dhe vajza e tij 7-vjeçare. Sipas fqinjëve të Iranit ai vazhdimisht kishte ushtruar dhunë në dy fëmijët e mitur. Ishte vajza 7-vjeçare e të dyshuarit ajo e cila e kishte njoftuar policinë e Kosovës për dhunën që po e ushtronte ndaj tyre prindi i saj.

Pak minuta pas orës 20:00, pas thirrjes së pranuar nga vajza, zyrtarët e Policisë së Kosovës me dy vetura u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Në shtëpinë e vjetërsuar dy katesh në rrugën ‘Shaqir Zhuri’, të fshatit Zhur të Prizrenit, gjendeshin dy fëmijët e Iranit, të cilët nuk dilnin jashtë derës së dhomës së ndejës së asaj shtëpie.

Arsyeja e qëndrimit të tyre brenda shtëpisë kishte qenë e frikshme.

Në derën hyrëse të shtëpisë, Iran Badalli dyshohet se kishte montuar eksploziv që do të shpërthente porsa të hapej dera.

Drejt shtëpisë së Iran Badallit ishin nisur disa zyrtarë të njësitit të specializuar të Policisë së Kosovës. Nga ta edhe Sami Thaçi e Artur Mrasori, bashkë me tre kolegë të tjerë.

Por në vendin e ngjarjes, derisa po tentonin që ta arrestonin të dyshuarin Iran Badalli, policët ranë në kurth – eksploziv, të cilin i dyshuari besohet se e kishte montuar në derën hyrëse të shtëpisë së tij.

Nga shpërthimi u plagos rëndë Samiu si dhe kolegu i tij Arturi.

Thaçi nuk u mbijetoi plagëve, ai ndërroi jetë derisa po transportohej nga banorët e fshatit për në spitalin e Prizrenit.

I akuzuar për dhjetëra vepra penale, por Prokuroria e la të lirë të dyshuarin për vrasjen e policit në Zhur

Që nga viti 2013 kishte qenë i njohur për policinë. Banori i Zhurit të Prizrenit, Iran Badalli, u arrestua mbrëmjen e 28 janarit të këtij viti për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në rastin në Zhur ku ka mbetur i vdekur një polic e katër të tjerë janë plagosur. Por kush ishte Iran Badalli dhe për çka njihej ai.

Në data bazën e organeve të gjyqësorit në vend, Badalli njihet për të kaluar kriminale.

Ai në Gjykatën Themelore të Prizrenit është në proces gjyqësor për gati dhjetë vepra penale.

Për një nga to madje edhe i dënuar me gjashtë muaj burgim.

Dhunë në familje, vjedhje të shërbimeve komunale, vjedhje të pyllit, urdhër mbrojtje nga ai. Kanosje e vjedhje e rëndë, janë vetëm disa nga veprat me të cilat rëndohet i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqi mbrëmë në Zhur.

Por, ani se i akuzuar për shumë vepra, Badalli për vite me radhë shëtitej i lirë rrugëve të Prizrenit duke kanosur kështu edhe gruan dhe të tre fëmijët e tij.

Express përmes Gjykatës Themelore të Prizrenit ka siguruar të gjitha veprat penale me të cilat rëndohet Iran Badalli, i dyshuari për vrasjen e policit Sami Thaqit.

Nga databaza e Gjykatës Themelor të Prizrenit figurojnë këto të dhënave ndaj të akuzuarit Iran Badallaj:

Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën 05.08.2019. Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 13.08.2019 – lënda është aktive. Vjedhja e shërbimeve komunale e pranuar me datë 26.11.2019 – lënda është aktive. Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 11.12.2019 – lënda është aktive. Dhuna në familje e pranuar me datë 03.09.2019 – lënda është aktive, shqyrtimi i dytë është mbajtur 15.01.2020,seanca e radhës është caktuar të mbahet me datë 12.02.2020 ora 11:00. Vjedhje e pyllit e pranuar me datë 27.11.2019 – lënda është aktive. Kanosje e pranuar me datë 14.05.2018 – hudhet aktakuza. Vjedhje e rëndë e pranuar me datë 23.08.2018 – lënda është aktive. Vjedhje në bashkëkryerje e pranuar me datë 21.10.2013 – dënim me burgim 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro.

Badalli madje për shtatë vepra është aktiv, duke u gjykuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit./GazetaExpress/

Më Shumë

Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka reaguar ashpër pas refuzimit të aplikimit të saj për grante nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB). Sipas një deklarate të...

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes...

Lajmet e Fundit