10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Samiti i BE-së për postet drejtuese

samiti beKrerët e BE-së po mbajnë një samit të posaçëm për të zgjedhur dy drejtues të lartë, atë të Shefit të Politikës së Jashtme dhe të Presidentit të Këshillit Europian. Catherine Ashton dhe Herman Van Rompuy do të largohen nga këto poste në muajin nëntor.

Analistët thonë se ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini mendohet të zgjidhet në postin e Shefes së Jashtme, por të tjerë janë shprehur se disa vende të Europës Lindore janë kundër Mogherini-t, pasi e kanë vlerësuar atë të papërvojë dhe për pasojë mund të jetë shumë e butë ndaj Rusisë.

Kryeministri danez Helle Thorning-Schmidt është parë si një konkurrent i fortë për të zëvendësuar Van Rompuy si President i Këshillit.

Por në vitin 2009, emërimet e baroneshës Ashton dhe Van Rompuy erdhën si një surprizë e madhe për shumë vëzhgues, kështu që rezultati i Samiti është i paparashikueshëm.

Takimi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian konfirmoi Jean-Claude Juncker si President i Komisionit Europian. Ky vendim u kundërshtua me force nga kryeministri anglez David Cameron, te cilit iu bashkua vetëm Hungaria në revoltën e emërimit te Juncker.

Ish kryeministri i Luksemburgut ne fjalimin e tij pas marrjes se detyrës mbrojti euron, duke argumentuar se ne këto vite të gjata të krizës ekonomike që kishte përfshirë vendet e BE-së, ishte monedha e vetme, e cila sipas tij kishte penguar shtetet e mëdha anëtare të shkonin drejt një ‘luftë monetare’ me njëri-tjetrin.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit