2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Sanchez pritet të largohet nga Inter-i, ka oferta nga Franca dhe Turqia

Alexis Sanchez me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Inter-it gjatë kësaj vere.

Sulmuesi kilian ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2023, megjithatë shkaku i hapësirave të pakta në formacion, ai do ta shqyrtojë largimin në ditët në vijim.

Kjo pasi që tek Inter-i po flitet për rikthimin e Lukaku-s dhe transferimin e Dybala-s, andaj në këtë rast Sanchez nuk do të kishe vend në formacion.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, në drejtim të 33 vjeçarit kanë ardhur dy oferta.

Skuadra e Marseille në Francë ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Barcelonës, derisa transferimin e tij e dëshiron edhe Galatasaray në Turqi.

Në këtë mënyrë, Sanchez pritet që ta pranojë njërën nga këto oferta dhe të kërkojë nga Inter-i shkëputjen e kontratës para kohe.

Sanchez aktualisht përfiton një pagë prej rreth 8 milionë euro në sezon, megjithatë ai më shumë preferon të ketë hapësira në fushë, sesa të ketë pagë më të lartë.

Kujtojmë që sulmuesi kilian iu bashkua Inter-it si transferim i lirë nga Manchester United në verën e vitit 2019.

Ai deri më tani ka zhvilluar 109 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Inter-it, prej të cilave ka kontribuar me 20 gola.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit