9 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Saramati: 5 mijë ushtarët e Koshares, Pashtrikut… ishin UÇK

UÇK-koshareNënkoloneli Ruzhdi Saramati, ish komandant i brigadës 128, tha se të gjithë këta ushtarë kanë qenë luftëtarë të UÇK. ” Absolutisht nuk është e vërtetë, se kinse ushtarët që kanë luftuar në Koshare, kanë qenë formacion i të ashtuquajturit ”FARK”. Të gjithë ushtarët janë rreshtuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe bëhet fjalë për afër 5.000 ushatër të mobilizuar”, thotë ai.

Më poshtë, po japim reagimin e plotë të Nën Kolonel Ruzhdi Saramatit, ish Komandant i Brigadës 128, ZOP, UCK, dhe ish Komandant i mobilizimit të përgjithshëm, në Kukës.

“Kohën e fundit i kam dëgjuar disa deklarime publike që po bëhen në lidhje me të ashtuquajturin “FARK”. Nuk e kam ndërmend të zgjerohem shumë e të flasë për atë që nuk jam kompetent, por më intereson të flas në lidhje me mobilizimin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kukës në periudhën mars-prill 1999. Gjatë kësaj kohe, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës më pati emëruar përgjegjës dhe komandant i mobilizimit të përgjithshëm në pikën 1 dhe 2 në Kukës. Mund të themi se mobilizimi ka shkuar në mënyrë shembullore. Të gjithë ushtarët janë rreshtuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe bëhet fjalë për afër 5.000 ushatër të mobilizuar. Asnjëherë dhe askund nuk është përmendur e as nuk ka ekzistuar fjala “FARK”.

Këta ushtarë, sapo i kanë kryer stërvitjet, janë dërguar nëpër frontet e luftës brenda në Kosovë, pastaj në Koshare (operacioni “Shigjeta”-1), Pashtrik (operacioni “Shigjeta”-2), etj. Të gjithë këta ushtarë kanë qenë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Absolutisht nuk është e vërtetë, se kinse ushtarët që kanë luftuar në Koshare, kanë qenë formacion i të ashtuquajturit “FARK”. Me të vërtetë, ky është një manipulim me luftëtarët. Këtë e di shumë mirë zotëri Rrustem Berisha ish-komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Esat Krasniqi, ish – anëtar i Shtabit të Brigadës 138, etj. Tashmë, ekzistojnë listat e ushtarëve të mobilizuar, të cilët janë dërguar për luftë në Koshare nga pikat e mobilizimit në Kukës. Kjo hallkë ka funksionuar në mënyrë zyrtare, dhe në kuadër të strukturës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës. Këtë, nuk e di vetëm unë, por të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës. Bile, eprorët dhe oficerët e Brigadës 138, që perceptoheshin si formacion i FARK-ut, janë zotuar para Xheladin Gashit – “Plaku”, komandant i logjistikës së përgjithshme të UÇK-ës, dhe para anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, se do të punojnë dhe veprojnë në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nën urdhërat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta, që sot po trumbetojnë për të ashtuquajturin “FARK”, e dinë këtë punë shumë mirë, dhe është e papranueshme, të thuhet diçka që s’ka ndodhur.

Kemi edhe shumë gjëra të tjera për të thënë, por me këtë paraqitje, deshta të përmendi se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë luftuar në Koshare, kanë qenë pjesë e mobilizimit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe është gabim të njollosen se kanë qenë të “FARK”-ut. Unë, një gjë e di, se i ashtuquajturi “FARK” nuk ka bërë mobilizim të ushtarëve, dhe ne nuk kemi pa asnjë emblemë tjetër, përveç asaj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Më Shumë

Qeveria në detyrë subvencionon faturat e energjisë

Edhe këtë vit Qeveria e Kosovës do të bëjë subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Kështu ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati...

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë vikendit, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin...

Lajmet e Fundit