9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

SBASHK më 7 mars protestë, më 12 mars grevë njëditore

Pas grevave një dhe dyorëshe të mbajtura javët e kaluara, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pritet që më 7 mars të mbajë protestë para Qeverisë, kurse më 12 mars me kërkesë të saj të mbahet grevë njëditore në arsim.Pas këtyre dy veprimeve, nëse Qeveria nuk reflekton në realizimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore mes koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe SBASHK-ut, kjo e fundit pritet të thërrasë grevë të përgjithshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se Kongresi i sindikatës i ka propozuar atij që të shpallë grevë njëditore për datën 12 mars, kurse sipas tij, janë duke u konsultuar edhe për një protestë para Qeverisë në ditën e mësuesit.Me kërkesë të sindikatës në shumicën e shkollave dhe në 5 universitete publike më 14 shkurt është mbajtur grevë njëorëshe, kurse më 20 shkurt grevë dyorëshe.

Javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sindikatës, ndërkaq të shtunën në mbledhjen e Kongresit të SBASHK-ut ku pritej të vendosej për grevë të përgjithshme ka marrë pjesë edhe kryeministri.

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Lajmet e Fundit