10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

SBASHK- Qeverisë: Përmbushni obligimet ose do të ketë greva

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ua ka rikujtuar qeverisë qendrore dhe lokale se ata ende nuk i kanë përmbushur të gjitha kërkesat që dalin nga kontrata kolektive.

Ata paralajmërojnë se nuk ka përfunduar çdo gjë me 0.5 përqindëshin për çdo vit të shërbimit dhe për këtë ata do të angazhohen për të realizuar të gjitha kërkesat legjitime nga Kontrata Kolektive.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sipas tyre, ata prapë do të përballen me veprime sindikale.

“Me kohë u drejtohemi që të angazhohen dhe të veprojnë pozitivisht në të kundërtën mos të harrojnë se SBASHK-u grevën nuk e ka mbyllur, por e ka pezulluar dhe ajo do të rikthehet në gjithë arsimin e Kosovës me të filluar të vitit të ri shkollor nëse institucionet e pushtetit lokal e qendror nuk reflektojnë”, thuhet në një komunikatë të SBASHK-ut.

Kërkesat tjera të cilat po i kërkon SBASHK-u, të cilat kanë mbetur ende të papërmbushura janë: zgjidhja e çështjes së udhëtimit të mësimdhënësve udhëtarë, s hujta dhe dhënia nga tri paga e mësimdhënësve me rastin e pensionimit të tyre.

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit është përuruar sot sheshi i ri, i cili tashmë mban bustin e heroit kombëtar Lekë Dukagjini, figurë e shquar...

Lajmet e Fundit