11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

SBASHK-u këmbëngulës, greva nis nesër

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka konfirmuar edhe një herë se nesër do të nisë greva në arsim.

“Me qëllim që ecuria e grevës të shkojë sipas planifikimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut dhe me qëllim që informimi të jetë sa më i saktë e me kohë, si për grevistët ashtu edhe për nxënësit dhe prindërit, përmes medieve ju drejtohemi opinionit edhe një herë se greva e përgjithshme në Arsimin parauniversitar dhe në Universitet fillon nesër me datën 29 prill në orën 8 e deri në 12 për arsimin Parauniversitar , ndërsa në universitet nga ora 8 e deri në orën 16”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Gjatë kohës së grevës, sipas këtij njoftimi, të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e tyre të punës.

“Greva do të zgjas për aq kohë sa Qeveria nuk i përmirëson gabimet e lëshuara në listat e pagave për muajin prill siç janë: nuk është marrë parasysh baza e pagës aktuale, nuk janë përfshirë të gjithë të punësuarit në arsim në pagesën e përvojës së punës si dhe nuk është llogaritur përvoja e punës nga viti 2008 e deri në vitin 2015. Këtu nuk duhen harruar edhe obligimet tjera të Qeverisë që dalin nga Kontrata Kolektive , e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT-it”, thuhet tutje në kumtesën e SBASHK-ut.

SBASHK-u fton anëtarësinë që lidhur me grevën dhe ecurinë e saj, të bazohen vetëm në deklaratat publike të kësaj sindikate.

“Kërkojmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale që të mos bëjnë presion në anëtarësinë rreth grevës , por të ulen e të përmbushin obligimet e tyre karshi Kontratës Kolektive në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër. Nga nxënësit e prindërit kërkojmë mirëkuptim dhe përkrahje për realizimin e të drejtave tona sipas dokumenteve të nënshkruara mes SBASHK-ut dhe MASHT-it”, thuhet më tej në kumtesë.

SBASHK u kërkon ndjesë nxënësve për humbjen e mësimit, “e në veçanti maturantëve, që tani më janë në përfundim të vitit shkollor e aq më shumë duke pasur parasysh se orët e humbura nuk do të kompensohen. Për këtë fajtor i vetëm janë institucionet e Kosovës të cilat nuk zbatojnë dokumentet dhe vendimet e veta të aprovuara”, përfundon kumtesa e SBASHK-ut.

Më Shumë

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Lajmet e Fundit