-4.2 C
Prizren
E mërkurë, 19 Janar, 2022

SBASHK-u paralajmëron grevë:Qeveria Kurti sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po deklaron se Qeveria po iu ik takimeve, e për këtë është paralajmëruar edhe grevë në tërë sistemin arsimor, raporton Express

Përmes një reagimi publik, SBASHK-u deklaron se Qeveritë e kaluara nuk iu kanë ikur debateve dhe takimeve.

“Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva, si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Tutje, SBASHK-u deklaron se nuk janë larg angazhimet sindikale, duke paralajmëruar kështu grevë në tërë sistemin arsimor.

“Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale , pra edhe për greva në tërë sistemin arsimor. E atëherë le ta dinë qytetarët e Kosovës se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk ka sindikata”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i SBASHK-ut:

Reagim publik i SBASHK-ut

Qeveria Kurti sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata

Tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti , duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg takimet e organeve vendimmarrëse për të shpallur veprime sindikale

Nuk duam të flasim për sindikatat tjera dhe veprimin e tyre nëpër vite, por SBASHK-u ka një aktivitet më shumë se 30 vjeçar. U krijua në momentin kur duhej krijuar diga mbrojtëse të arsimit shqip kundër furtunave të pushtuesit serb kundër arsimit shqip. Kjo sindikatë në ato vite të vështira dhe falë edhe mbështetjes së miqve ndërkombëtar kreu misionin e saj duke prezantuar gjendjen tepër të vështirë në arsimin e Kosovës edhe në Asamblenë e UNESKO-s në vitin 1993, për të vazhduar me angazhimet edhe në vitet tjera në nën okupim. Kjo sindikatë me mbështetjen e miqve ndërkombëtar dha kontribut edhe në kthimin e ziles dhe buzëqeshjes në fëmijëve në shkollat tona në vitet e para të pasluftës.

SBASHK, krahas këtyre angazhimeve, kishte bërë edhe shumë përpjekje për të ngritur pozitën ekonomike të të punësuarve në arsim sepse pas lufte për të punësuarit në arsim flitej se janë të varfrit e që kërkojnë të marrin artikuj ushqimor në pritje deri në pagën e radhës. Qeveritë e Kosovës e kuptuan këtë realitet dhe vazhdimisht e në takime me SBASHK u angazhuan të përmirësojnë gjendjen e të punësuarve në arsim. Kishte përplasje e debate të nxehta, por Qeveritë nuk i iknin takimeve e dialogut dhe u shënuan përmirësime e realizime të kërkesave të të punësuarve në arsim, që po prezantoheshin nga SBASHK.

Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva, si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi.

Mirëpo, kjo që ndodh tani në Qeverinë Kurti është hera e parë në Kosovë, kur Qeveria sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBASHK ka kritikuar këtë qëndrim të Qeverisë Kurti dhe veçmas mungesën e gatishmërisë së takimeve të Ministrit Hekuran Murati, i cili është edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyrë që nuk e kreu as edhe një herë deri tani. Qeveria Kurti duhet ta di se sindikatat ekzistojnë dhe janë ato, si SBASHK-u, që kanë bërë edhe veprime sindikale deri në grevën e përgjithshme për plot tri javë në tërë sistemin arsimor. Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë

dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale , pra edhe për greva në tërë sistemin arsimor. E atëherë le ta dinë qytetarët e Kosovës se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk ka sindikata.

Prishtinë, 28 tetor 2021,

Zyra për informim e SBASHK-ut

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren mbetet pa një asambliste, ja kush dha dorëheqje

Asamblistja në komunën e Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazife Kokollari – Tahiri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Asamblisja...

Gjenden mbi dy kilogramë marihuanë në një shtëpi në Prizren

Është arrestuar një burrë në Prizren, pasi pas një bastisjeje në shtëpinë e tij, policia ka gjetur mbi dy kilogramë marihuanë. “Rr. Besim Shala,  Prizren...

Rritja e çmimit të rrymës – kryesuesi i Bordit të ZRrE s’jep detaje: Kërkesa është në shqyrtim

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë...

Muriqi drejt largimit nga Lazio, shumë klube dëshirojnë shërbimet e tij

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, asnjëherë nuk arriti të ambientohej me klubin e Lazio-s, që nga transferimi i tij në verën e...

Erdogan sot në Tiranë, dorëzon çelsat e banesave për qytetarët e Laçit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndroj për vizitë sot në Tiranë, ku tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për ceremonitë e...

E plagosi në këmbë vetëm pse i ra borisë në kolonë, 1 muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të...

Qeveria do t’i paguajë specializantët deri në muajin gusht

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët deri në muajin gusht, raporton Ekonomia Online. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se mjetet...

Mësuesit në Francë thirrje për grevë, kundër ndryshimeve të rregullave COVID-19

Shumica e sindikatave të arsimit në Francë po u bëjnë thirrje mësuesve dhe personelit të shkollave të dalin në grevë të enjten në shenjë...

Totaj emëron Islam Ukajn dhe Sulltan Badallin drejtorë të Ekzekutivit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka emëruar drejtorin e Inspektorateve dhe atë të Ekonomisë dhe Financave Drejtorët e emëruar janë: Drejtoria e Inspektorateve – Islam Ukaj Drejtoria...

Miami Heat presin rikthimin e Bam Adebayo

Miami Heat ka marrë lajme të mira për rikthimin e një prej lojtarëve të tyre kryesorë, pasi qendra Bam Adebayo do të rikthehet kundër...

Këto janë vendet që do të mbesin pa rrymë nesër në Prizren

KEDS ka njoftuar për punime të domosodshme për siguri të sistemit, teksa ka njoftuar për ndërprerje deri në 7 orë.   Prizren 1. NS 35/10 kV Pirana do...

Anaid Kaloti flet për parashutat në BBV

Në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në “Ora News” mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar ish-fituesi i “Big Brother Albania” Anaid Kaloti. Ai është...

Milan-i dorëzohet për yllin holandez

Objektivi kryesor i klubit të Milan-it në këtë afat kalimtar dimëror, ishte transferimi i futbollistit të Lille, Sven Botman. Mirëpo, sipas asaj që raportojnë mediat...

Midis luftës, për të shpëtuar jetë

Kinematografia e luftës graviton rreth epshit vizual për brutalitet dhe beteja të gjakosura. Mel Gibson mbase është ekzemplar historik në trupëzimin e kësaj ideje. Me Hacksaw...

Mbi disa dokumente të ruajtura në arkivin e Gjeçovit

Shkruan: Hajdar Mallaku Kishte njerëz shpirtëngushtë që pyetën se ku shkuan ato dokumente për të cilat po flitej, pse ranë mu në dorë të tij,...

EC Ma Ndryshe: “Hidroregjioni Jugor” të sigurojë furnizim të rregullt me ujë të pijes

Furnizimi me ujë të pijes në qytetin e Prizrenit së fundmi po realizohet me aplikimin e reduktimeve ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni...

Lajmet e Fundit