S’e di nesër a mund të flas

Skender Berisha

Hetova se përbrenda diçka u rrotullua
më përcëlloi gryka kish pëlcitur fjala
tjetra me të zvaritur edhe ajo e pëlcitur
e treta shumë e vrarë doli e teshtitur

ndaluan të tjerat nuk i nxirrja kursesi
mbeta pa fjalët e mia ato më të mirat
belbëzimë e shfrenuar sa e shfrenuar
nuk kishte të mbaruar as me të aguar

s’e di nesër më a do të mund t’ju flas
si sot si dje o miq ahu edhe si paradje
se vjershërim mos pritni vjershë tjetër
fjalët thellë të ngrira më paskan mbetur

më vjen një valë e ngrohtë përbrenda
krejt sikur fjala më duket po përvidhet
erë gjaku po merr me të ngarendura
në grykë po mbetet sa me të dridhura

Skender Berisha
12 gusht 2013,Prizren

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit